98 vjet nga vrasja e Bajram Currit

Sot mbushen 98 vjet vrasja e heroit të popullit, Bajram Curri, nga ushtria e Ahmet Zogut. Bajram Curri ishte udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. Më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë u vra Bajram Curri, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithëse kanë kaluar 98 vjet, akoma edhe sot e kësaj dite ka diskutime dhe kundërshti për rrethanat në të cilat mori fund jeta e tij. Ndërkohë, shkaqet…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR  TË PAME NGA FAMILJA REXHEPI

Të dashur miq, ju njoftojmë se e pamja për Avdullah Rexhepin (për burra dhe gra) do të mbahet në Bato Restorant të dielën më 2 Prill 2023, duke filluar nga ora 11:00AM gjerë në 5:00PM. Bato Restorant gjendet në ketë adresë: 610 Crescent Avenue, Bronx Të pikëlluar: bashkëshortja Edita, djemtë,  Valjeti dhe Doniku, vajza Lirona si dhe familja e gjere Rexhepi dhe Qosja . I ndjeri Abdullah ishte dhendërri i Akademik Rexhep Qoses. Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjeve REXHEPI dhe  QOSJA u shprehim ngushëllimet tona më të…

Lexo më shumë

“Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

Adem Qorri, një shqiptar i Kosovës, ka ndërruar jetë tragjikisht në Florida të SHBA, pasi u mbyt në tentativë për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja. Kanë qenë miqtë dhe familjarët e tij, që kanë njoftuar lajmin e dhimbshëm. “Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit. Qorri së bashku me ekipin e djalit 10-vjeç (futboll amerikan) ishte nisur…

Lexo më shumë

Po shkatërrohet pllaka ‘Dardanus’: Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas

Një gurë varri në të cilën shkruante emri “Dardanus”, njëri prej fëmijëve të Epikratit, po trazon ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ata frikësohen se gjeneza e tyre antike po shkatërrohet dhe shtrembërohet qëllimisht, dhe se nuk do të arrijnë të ruajnë gjurmët e të parëve të tyre për shkak të interpretimeve të gabuara historike dhe dëshmive të pakta materiale që klasifikohen si ilire nga autoritetet maqedonase. “Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. ..Ky është…

Lexo më shumë

A mund diaspora të vendosë zgjedhjet? Numrat favorizojnë Millatoviq

Në zgjedhjet aktuale presidenciale në Mal të Zi, raundi i dytë i të cilave do të mbahet më 2 prill, një nga temat kryesore është diaspora, gjegjësisht, ardhja e saj apo jo për të përkrahur presidentin aktual Millo Gjukanoviq. Por a është me të vërtetë diaspora aq e rëndësishme sa flitet? Numrat tregojnë ndryshe. Gjukanoviq ka njoftuar më herët se pret të paktën 40.000 vota më shumë se në raundin e parë, por një numër aq i madh me siguri nuk mund të arrihet vetëm nga diaspora. Gjukanoviq shpreson edhe…

Lexo më shumë