Tivar: Simpozium ndërkombëtar për “Masakrën e Tivarit 1945”, thirrje për ndriçimin e së vërtetës historike

Në organizim të Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Këshilli Boshnjak në Malin e Zi, në bashkëpunim me Instituti për Studime Historike “Lumo Skendo” në Tiranë, Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore i Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli Koordinues i shoqatave të familjeve të personave të zhdukur nga Kosova, do të mbahet një simpozium ndërkombëtar shkencor kushtuar një prej ngjarjeve më të dhimbshme të historisë së rajonit, shkruan Ulqini Online. Simpoziumi me temë “Masakra e Tivarit 1945 – E vërteta e fshehur” do të zhvillohet më 31 mars 2026,…

Lexo më shumë

Zero investime për Krajën: Diskriminim i hapur apo dështim i përfaqësuesve shqiptarë

DISKRIMINIM I MALAZEZVE APO KOMPROMIS I SHQIPTARVE Buxheti i aprovuar i qytetit të Tivarit për vitin 2026 prej €68,850,000.00 nuk ndan fonde as një cent për investime kapitale për Krajën, një rajon që përfshin mbi 25% të teritorit të komunës së Tivarit. Ky vendim perceptohet si diskriminues dhe potencialisht kriminal, duke ngritur pyetje se pse lejohen veprime të tilla dhe pse zyrtarët e zgjedhur politik heshtin. Kryetari i Bashksisë Lokale Ostros zotri Beqir Berjasheviq duhet të japë llogari pse kjo bashksi nuk paraqiti asnjë projekt në komunën e Tivarit për…

Lexo më shumë

KËNGA PËR MBROJTËSIT E PLAVËS

Një këngë e bukur dhe e veçantë për dalzotësit e Plavës. E kisha dëgjuar për herë të parë dhe të fundit në Vuthaj në vitin 1989, tridhjetë e shtatë vjet më parë. Në Radio Tiranë, te Emisioni për bashkatdhetarët, kush e mban mend. Maturantë në shkollën e Plavës sapo kishim filluar të flasim lirshëm për të kaluarën, për Oso Kukën, për Luftën e Nokshiqit. Nuk kishte shumë njerëz që dinin të na tregonin shumë, se gojët ishin kyçur për gati 100 vjet. Profesori i ndjerë Riza Prelvukaj i pari na…

Lexo më shumë

Rikthehet qarkullimi në aksin Pejë – Kullë – Rozhajë, me kufizime për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se, pas koordinimit me autoritetet e Malit të Zi, është rikthyer qarkullimi në aksin rrugor Pejë – PKK Kullë – Rozhajë dhe anasjelltas. Sipas njoftimit, kjo rrugë aktualisht është e kalueshme vetëm për automjete të vogla, ndërsa për automjetet transportuese (kamionë) vazhdon të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të ri. Autoritetet bëjnë të ditur se për shkak të reshjeve të vazhdueshme, përdorimi i pajisjeve dimërore është i domosdoshëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA HAXHAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se u nda nga jeta më i dashuri ynë: ALI SMAJL HAXHAJ 30 Tetor 1956 – 24 Mars 2026 Vizitat e ngushëllimit do të mbahen në: Albanian American Islamic Center : 43 Monroe Street Garfield, NJ 07026 E premte, më 27 mars, nga ora 5:00 PM– 9:00PM Ceremonia e funeralit: E shtunë, më 28 mars 2026, si dhe nisja e kortezhit për në varreza në ora 09:00 AM Varrimi: Në ora 11:30 AM, në Laurel Grove Cemetery, Totowa, NJ 295…

Lexo më shumë