INSTAT/ 7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, 32.6% më shumë se 2021

Numri i të huajve që po vizitojnë Shqipërinë për qëllime turistike po rritet vit pas viti, por nga ana tjetër, infrastruktura për të ofruar shërbimet e duhura nuk po ecën me të njëjtat ritme, duke i trembur operatorët turistikë për qëndrueshmërinë e flukseve. Të dhënat e sotme të INSTAT tregojnë se, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7.543.817, duke u rritur me 32,6%, në krahasim me vitin 2021. Por në të njëjtën periudhë, numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë shënoi rritje të ndjeshme.…

Lexo më shumë

The Chicago Tribune (1922) / Woodrow Wilson : “Nëse më jepet mundësia në të ardhmen, do t’i ndihmoj sërish shqiptarët…”

Woodrow Wilson (1856 – 1924) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Janar 2023 “The Chicago Tribune” ka botuar, të enjten e 23 shkurtit 1922, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e veçantë që Woodrow Wilson i ka dërguar asokohe Ambrose Kelly-t, botuesit të vetëm të një gazete amerikanë në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Wilson vlerëson Shqipërinë  Ambrose Kelly nga Mechanicsville, N.Y., i cili gëzon dallimin si botuesi i vetëm i një gazete…

Lexo më shumë

Plisi nuk duhet të ekzistojë vetëm në muze

Muzeu i Pejës. Fotografia: Antigonë Isufi/BIRN Zhdukja e artizanatit dhe e veglave të vjetra për përpunimin e plisit, kapelës tradicionale shqiptare, e ndërlikon fushatën për futjen e plisit në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Dyqani në këndin ku punonte dhe ruante veglat tradicionale të punës 85-vjeçari Nijazi Kasapi, tashmë është shndërruar në një ndërtesë moderne. Kasapi mësoi të bënte plisin, kapelën tradicionale shqiptare, në moshën 12-vjeçare. Tani, profesioni i tij si plisbërës pothuajse është zhdukur.  Ndërsa kërkesa për kapelat tradicionale të bardha ka rënë, po kështu ka rënë…

Lexo më shumë

Reagim: Harun Haxhiq, ky mohues i gjenezës së vet shqiptare

Shkruan Ali DACI- Rozhajë -Reagim pas publikimit të deklaratës së tij rreth gjenezës së shqiptarëve të Sanxhakut, dhënë portalit Sanxhaçke.rs – Ka kaluar një kohë bukur e gjatë që kur Dr. Harun Haxhiq nga Njegushi i Rozhajës ka lëshuar një deklaratë skandaloze e qëllimkeqe, për një portal në Sanxhak. Ky jurist i zoti, në fillet e demokracisë në Mal të Zi ka qenë kryetar i Partisë së Aksionit  Demokratik në Mal të Zi dhe në zgjedhjet e para parlamentare në këtë shtet ai hyri në koalicion me të vetmen  parti…

Lexo më shumë

Sipërmarrësit shqiptar bashkëpunim me gjigandin Coca Cola

Në ambientet e sallës “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja Pajtore“ në Southfield, Michigan u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes shoqatës “Komuniteti Shqiptar” në Michigan, e përbërë nga përfaqësues të shoqatave “Kosova” dhe “Jehona e Malësisë” me kompaninë më të madhe në botë për pije freskuese Coca Cola. Marrëveshje u nënshkrua edhe me kompaninë më të madhe të pijeve freskuese për shtetin e Michigan-it – “Leonard’s Syrups”. Në emër të Shoqatës Komuniteti Shqiptar në Michigan kontratën e nënshkroi kryetari i shoqates, z. Gjevalin Gegaj, nga kompania Coca-Cola, z. Joshua Bennett, ndërsa…

Lexo më shumë