Judah: Banorët serbë në veri më thanë se 600 burra ishin dërguar për trajnime ushtarake në Serbi

Tim Judah Gazetari dhe analisti i politikave në Ballkanin Perëndimor, Tim Judah, ka bërë së fundi një shkrim në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë duke zbuluar edhe disa detaje interesante. Këtë shkrim ai e ka titulluar “A do të marrë fund ndonjëherë lufta e Kosovës?” Por, në një pjesë mjaft interesante të shkrimit Judah tregon se çka i thanë disa banorë nga veriu i Kosovës. “Me zëra pëshpëritës, banorët më thanë që, vitin e kaluar, 600 burra…

Lexo më shumë

Satelitët Albania 1 dhe 2 lëshohen në hapësirë

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri njoftoi sot lëshimin në hapësirë të dy satelitëve Albania 1 dhe 2 nëpërmjet Falcon 9 të misionit Transporter-6, nga Space Launch Complex 40 (SLC-40). Nisja e satelitëve vjen pas kontratës së shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”, me vlerë 6 milionë dollarë, të nënshkruar në fund të muajit shtator të vitit 2022. Kjo kontratë konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të…

Lexo më shumë

DUHANI I KRAJËS QË NË SHEKULLIN XVII SHITEJ NË DUBROVNIK

Nga Hajrullah Hajdari Duhani është një bimë e cila është kultivuar para mijëra vjetësh në kontinentin e Amerikës e sidomos në territorin e sotëm të Meksiskës dhe Brazilit. Në Evropë kjo bimë ka qenë e panjohur deri në vitin  1492 kur zbuluesi Kristofor Kolumbo kishte mbërritur në Bahama. Aty si dhuratë kishte marrë edhe disa gjethe të thata të duhanit të cilat i solli në Spanjë. Megjithate,  35 vitet e ardhshme Spanja duhanin e importonte nga Amerika.Sevila u shpallë qendër botërore e duhanit, kështu që e gjithë sasia e duhanit që…

Lexo më shumë

Ish-gjenerali gjerman i KFOR-it për Serbinë: E patolerueshme që një shtet që synon Evropën të dërgojë ushtrinë në kufi

“Të dyja palët duhet të çarmatosen verbalisht njëra-tjetrën. Kërcënimet nga njëra anë janë po aq të rrezikshme sa edhe kërcënimet nga ana tjetër”, tha në një intervistë për DW në gjuhën boshnjake ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Bühler. Ai ka thënë se Serbia po përdor vazhdimisht retorikë lufte dhe se me dërgimin e ushtrisë në kufi me Kosovën ka treguar një sjellje të një shteti joeuropian. Bühler po ashtu ka kritikuar edhe Kosovën që nguli këmbë në ndërrimin e targave ilegale, duke thënë se kjo çështje në Europë s’ka…

Lexo më shumë

Gjukanoviq: Propozimi që Lekiq të jetë mandatar nuk ka bazë në Kushtetutë

Propozimi i shumicës parlamentare që lideri i DEMOS-it, Miodrag Lekiq të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re, nuk ka bazë në Kushtetutë, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Në fillim të kësaj jave, anëtarët e shumicës parlamentare i dorëzuan Gjukanoviqit 41 nënshkrime mbështetjeje për kandidaturën e Lekiqit, ndërkohë që njëri nga liderët e Frontit Demokratik (FD), Andrija Mandiq, i bëri thirrje Gjukanoviqit që të fillojë konsultimet e reja me përfaqësuesit e partive parlamentare shumicë për kandidatin. Në përgjigje, Gjukanoviq thekson se Mandiq, si dhe opinioni malazez…

Lexo më shumë