10 vite nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë!

Shkruan: Refik HASANI Më datën 20 janar të këtij muaji, mbushen një dekadë që është larguar në mënyrë të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë. Lapidari tani as pas një dekade nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e Ushtarëve  të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë. Ky viti shënon largimin me dhunë të pllakës përkujtimore kushtuar  dëshmorëve…

Lexo më shumë

MIQËSIA E VËRTETË DHE E PËRHERSHME ME AMERIKË / TRUE AND PERMANENT FRIENDSHIP WITH AMERICA

Çështja jonë e drejtë, interesat e përbashkëta strategjike dhe lobimi në Washington e bëjnë të mundur mbështetjen amerikane. Nga MSc. Agim Aliçkaj Amerika është vendi i drejtësisë dhe demokracisë, ruajtëse dhe garantuese e paqes botërore. E krijuar nga kombet e të gjithë botës, edhe pse joperfekte, ndien përgjegjësi, synon dhe punon me përkushtim në ruajtjen e rendit botëror. Nuk ka dyshim se Amerika është shpëtimtarja e Kosovës, drita dhe shpresa e mbarë kombit shqiptar. Interesat tona strategjike në masë të madhe përputhen me ato amerikane. Roli, fuqia dhe rëndësia e…

Lexo më shumë

Gazetari francez i Comoedia-s (1927) : “Unë arrita të kaloj disa momente me Aleksandër Moisiun në vilën e tij në Firence.”

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Janar 2023 “Comoedia” ka botuar, të martën e 20 shtatorit 1927, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vizitën e gazetarit francez tek Aleksandër Moisiu në Firence, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Letër nga Austria Tek Aleksandër Moisiu para ardhjes në Paris  Vjenë, shtator. (Nga një prej korrespondentëve tanë) Ne e dimë që aktori i madh austriak Aleksandër Moisi, i cili do të vinte pranverën e…

Lexo më shumë

Ibrahimoviq: Një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë nga popujt pakicë

Dialogu për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet të fillojë menjëherë pas festave, tha kryetari i Partisë Boshnjake (BS), Ervin Ibrahimoviq, duke shtuar se njëri nga kandidatët e propozuar duhet të jetë nga radhët e pakicave. Në një intervistë për agjencinë MINA, Ibrahimoviq apeloi për përgjegjësi politike dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve që të arrijnë një marrëveshje për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ai përkujtoi se thirrja për zgjedhjen e gjyqtarëve të kësaj gjykate tashmë është shpallur dhe këtë e percepton si vullnet të mirë për zgjedhjen sa…

Lexo më shumë

Kamberi e quan Serbinë shtet fashist: Prishtina e Tirana të jenë më të pranishme në Luginë

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e quan mendjeshkurtër Shqiprim Arifin, kryetar i Preshevës, për shkak të deklaratave të tij që Kosova të mos ndërhyjë në Luginë. Sipas tij, është jetike prezenca e Prishtinës dhe e Tiranës zyrtare në tri komunat ku jetojnë shqiptarët. Kamberi kërkon nga Kosova që të hartohet një program shtetëror për Luginën, ndërkaq thekson se prioritet i tij si deputet shqiptar në Serbi, është integrimi i barabartë dhe proporcional i shqiptarëve në organet shtetërore. Në intervistën për KosovaPress, ai flet edhe për…

Lexo më shumë