Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për rrugët Rozhajë – Pejë dhe Deçan – Plavë

Kosova dhe Mali i Zi sot në Rozhajë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zbatimin e projekteve të infrastrukturës ndërmjet dy qeverive. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Liburn Aliu. “Në Rozhajë, në takim bilateral me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, Ervin Ibrahimoviq, sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkroi Aliu në Facebook. Ai shtoi se këto marrëveshje do të…

Lexo më shumë

Gjukanoviq: Mali i Zi është duke u “kalbur institucionalisht”, zgjedhjet e reja duhet të mbahen urgjentisht

Mali i Zi është duke u “kalbur institucionalisht”, zgjedhjet e reja duhet të mbahen urgjentisht, tha presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Ai fillimisht rikujtoi se Qeveria është në një mandat teknik, pa besimin e shumicës së deputetëve dhe presidenti është në muajt e fundit të mandatit gjersa gjyqësori po funksionon me ushtrues detyre. “Kjo është një kalbje institucionale: qeveria ka humbur legjitimitetin e saj, parlamenti ruan homogjenitetin e 41 deputetëve për një temë të revanshizmit ndaj qeverisë së mëparshme. Një vend i tillë nuk është në gjendje të…

Lexo më shumë

Pas votimit të Qeverisë së Serbisë, Kamberi: Qeveri autoritare dhe e diskriminimit të pakicave

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re të shtetit serb. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas votimit të Qeverisë serbe. Ai ka thënë se kjo nuk është qeveri e re, por e njëjta qeveri sikurse e kaluara, shkruan Demokracia.com. Sipas Kamberit, kjo është qeveri e vazhdimësisë e cila është autoritare dhe diskriminuese ndaj pakicave. Reagimi i plotë i Kamberit, pa…

Lexo më shumë

Serbia diskriminon Luginën, liderët preshevarë tregojnë çfarë u premtoi Escobari

Shqiptarët në Luginë të Preshevës vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga pushteti serb. Liderët shqiptarë të kësaj ane, ditë më parë u pritën në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kërkuan që çështja shqiptare e Luginës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.  Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në transmetuesin publik tha se kanë marrë zotim nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që ai do t’i sugjerojë kolegut të tij evropian Miroslav Lajçak një takim me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës. “Kemi marrë zotimin nga Escobar se…

Lexo më shumë

Kurti nuk tërhiqet: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat. Këtë Kurti e ka bërë të ditur para mediave sot (e martë), pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë. “Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet…

Lexo më shumë