LAJMËRIM PËR TË PAME: Familja Ahmetaj

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 23 shkurt 2026, në New York, ka ndërruar jetë më e dashura jonë: Zulfije (Dedushaj) Ahmetaj E lindur më 11 nëntor 1940 Varrimi i të ndjerës u bë në vendlindje, në Vuthaj, ditën e shtunë, më 28 shkurt 2026, me nderime dhe pjesëmarrje të gjerë të banorëve. Sipas traditës, djemtë e të ndjerës: Ismajli, Isufi, Agimi, Agroni, si dhe vëllazëria e gjerë Ahmetaj, hapin të pamën për burra dhe gra më datën 29 mars 2026, nga ora 10:00AM –…

Lexo më shumë

Pas 80 vitesh heshtje: në Petnjicë u rikthyen urat mes Kosovës dhe Bihorit

Pas më shumë se tetë dekadash, në qendrën e Bihorit u organizua një iftar i përbashkët ndërmjet Bošnjačkog kulturnog centra “Sandžak” dhe shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, duke shënuar një moment simbolik të rikthimit të bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe kësaj treve historike të Sanxhakut. 16 Mars, 2026 Petnjicë, Bihor – 15 mars 2026Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe trevës së Bihorit nuk janë të reja. Ato kanë rrënjë të thella historike që lidhen me jetën shoqërore, kulturore dhe politike të Sanxhakut dhe viseve shqiptare. Veçanërisht gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore,…

Lexo më shumë

KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE – 1911

Kryengritësit malësor -115 – VJETORI – Nga Akad. Nikë GASHAJ Nisemi nga njohja e historisë politike se Kryengritja e Malësisë së Madhe  e vitit 1911 iu imponua fuqishëm historiografisë shqiptare. Kryengritja e Malësisë së Madhe si dhe gjithë që e përcolli atë u bë objekt shkrimesh e analizash të bashkëkohësve, të huajve që përcollën për së afërmi këtë ngjarje, ndër të cilët spikat Edit Durham. Në fakt, kjo ngjarje historike u identifikua dhe u përkufizua në përmasat reale të saj, që në hapat e parë të historiografisë shqiptare. Po veçojmë këtu…

Lexo më shumë

Ambasadorja e Shqipërisë viziton Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, dhuron abetare për nxënësit e klasës së dytë

Plavë – Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë zhvilloi sot një vizitë në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, ku dhuroi abetare për nxënësit e klasës së dytë. Lajmi është bërë i ditur nga mësimdhënësja e kësaj shkolle, znj. Verë Hakaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Sipas saj, ky donacion përbën një mbështetje të rëndësishme për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. “Ambasadorja e Shqipërisë sot vizitoi shkollën fillore ‘Hajro Shahmanoviq’ në Plavë, duke bërë donacion abetare për klasën e dytë. Ju faleminderit, zonjë e nderuar!”, ka shkruar…

Lexo më shumë

Tuz: Nismë për ngritjen e shtatores së Heroit Kombëtar Dedë Gjon Luli

Është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për ngritjen e memorialit të Heroit Kombëtar Dedë Gjon Luli në qendër të Tuzit. Lajmin e ka bërë të ditur iniciatori dhe financuesi i projektit, Gjergj Prenkoçaj. Sipas Prenkoçajt, në kuadër të kësaj nisme është zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, gjatë të cilit është diskutuar mundësia e vendosjes së shtatores së heroit kombëtar në një hapësirë qendrore të qytetit. Gjatë takimit është prezantuar projekti me të gjitha të dhënat dhe informacionet e nevojshme administrative dhe teknike që lidhen me…

Lexo më shumë