L’Action française (1919) / Detaje mbi krimet greke në Shqipëri — Letra e francezes Eléonore De Villa

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Tetor 2022 “L’Action française” ka botuar, të dielën e 2 nëntorit 1919, në faqen n°4, letrën e francezes Eléonore De Villa (gruaja e Nuri Bej Vilës) mbi krimet greke në Shqipëri, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :  Shqiptarët të persekutuar nga grekët Një franceze** që ka qenë dëshmitare në Shqipëri, në vendin e saj të adoptuar, e vuajtjeve të popullit shqiptar, na dërgon rreshtat e mëposhtëm. Është një tablo shumë e çmuar e jetës dhe…

Lexo më shumë

Sot ne Novi Pazar promovohet libri i autorit Ismet Azizi: “Aćif Efendija Hadžiahmetović-Bljuta: Velikan Sandzaka”. i

NË KUADËR TË „DITËS SË VETËVENDOSJES“, PROMOVIMI I LIBRI PER AQIF BLYTEN Në  Novi Pazar në kuadër të shënimit të “Ditës së Vetëvendosjes”, e cila zhvillohet nga data 25 deri më 27 tetor, kur u organizua referendumi në vitin 1991 dhe të cilat në kuadrin ligjor janë shënuar si ditë me rëndësi të veçantë për boshnjakët në Sanxhak, promovohet libri “Aćif Efendija Hadžiahmetović-Bljuta: Velikan Sandzaka”. Promovimi do të mbahet në selinë e Këshillit Nacional Boshnjak në Novi Pazar më 24 tetor në ora 19:00. Është një projekt kapital i autor prof. Ismet Azizi për veprën e parë të këtij lloji në gjuhën boshnjake. Kanë kaluar…

Lexo më shumë

Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra pro-perëndimorë

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të Qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviqit. Dyzet e një deputetë pro-serbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiq, dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviq. Abazoviq akuzoi dy anëtarët e partisë pro-perëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të Qeverisë. Kampet pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi po tentojnë të shkarkojnë nga detyra presidentin pro-perëndimor, Millo Gjukanoviq, dhe ta dërgojë para…

Lexo më shumë

Kamberi u kërkon shqiptarëve të Luginës të regjistrohen: Jemi në fazën finale

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u ka kërkuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të regjistrohen, teksa procesi ka hyrë në dhjetëditëshin final. Ai ka thënë se deri më tani regjistruesit shqiptarë kanë kryer punën e tyre shumë mirë, ndërsa qytetarët iu janë përgjigjur masovisht procesit të regjistrimit. “Tani jemi në fazën finale”, ka shkruar Kambëri në Facebook, duke shtuar se ka nevojë për energji shtesë e vazhdimësi të vullnetit për ta regjistruar e për t’u regjistruar çdo qytetar. “Inkurajoj regjistruesit të vazhdojnë me intensitetin e…

Lexo më shumë