Protestë në Beograd para Ambasadës ruse, por regjimi i Vuçiqit dërgon më shumë policë seç ka protestues (Video)

Shoqata “Bëj mirë”, e cila ndihmon ukrainasit në Serbi, ka organizuar sonte një protestë para ambasadës ruse në Beograd, për shkak të terrorit rus në Ukrainë, siç theksojnë ata. Aktivistët ndodhen jo shumë larg Ambasadës pasi kordoni policor nuk i lejon të grumbulluarit të jenë para vetë hyrjes. Protesta u organizua në “Deligradska” dhe siç theksuan organizatorët, ata iu bashkuan protestave kundër sulmeve masive me raketa ruse në të gjithë Ukrainën ndaj objektivave civile. “Jo terrorit”, është mesazhi kryesor i ditës së sotme nga grumbullimi i protestës para Ambasadës Ruse.…

Lexo më shumë

Kurti sinjalizon zgjidhje për rastin e 24 hektarëve te Manastiri i Deçanit

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka dhënë sinjale për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e 24 hektarëve tokë te Manastir i Deçanit. Kurti është shprehur optimist teksa foli për këtë çështje në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ai beson se çështje do të zgjidhet, duke theksuar se është optimist. “Besoj se çështja do të zgjidhet, jam optimist, unë jam kryeministri i parë i Kosovës i cili nuk pranohet në takim nga priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit. Janë takuar pararendësit e mi, por mua s’më…

Lexo më shumë

P Ë R K U J T I M: SYLË JAKUPI GJONBALAJ

Sot u mbushen nëntë vite që kur u ndave fizikisht nga ne. Në këtë përvjetor të dhimshem të ikjes tënde sikur nuk i besojmë vetes se nuk të kemi më në mesin tonë. Ti na dhurove dashuri dhe ishe shembull se si me përkushtim,  gëzim dhe hare mund të kalohen të gjitha sfidat e jetës në familje. Akoma na mbajnë kujtimet dhe dashuria për Ty, më i dashuri dhe më i çmuari  ynë: Nëntë vite janë shumë, shumë të gjata për ne që  nuk të kemi më pranë. Andaj, më i shtrenjti ynë…

Lexo më shumë

FIASKO POLITIKE E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NË KRAJË
(LD NË MZ, UDSH, PD DHE FORCA)

Hajrullah Hajdari Zgjedhjet politike dhe ato lokale për shqiptarët në Mal të Zi, në 32 vitet e kaluara, janë pritur më padurim dhe me entuziazëm të theksuar. Kjo për faktin se me paraqitjen e pluralizmit politik dhe themelimit të subjektit të parë politik shqiptarë në Mal të Zi – Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, shqiptarëve për here të parë iu dha mundësin e përfaqësimit autekton  të interesave të tyre politike dhe civile. Populli shqiptar, nga lumi Buna në Ulqin e deri në Alpet shqiptare në Guci, reflektoi në mënyrën më të…

Lexo më shumë

Vetëm tre regjistrues shqiptarë në Medvegjë, Kamberi: Nuk po dërgohen në vendbanime shqiptare

Në Medvegjë janë vetëm tre regjistrues me etni shqiptare të cilët po marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë. As këta tre shqiptarë nuk po dërgohen në vendbanimet shqiptare, por në dyert e tyre po trokasin regjistrues serbë. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaron se kjo është në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë në ndërmjetësim me OSBE-në. Ai njofton se kanë dorëzuar ankesën në Entin Statistikor të Serbisë dhe se po presin që gjatë ditës të zgjidhet kjo çështje. Një gjë të tillë e thonë…

Lexo më shumë