Gjendet i pajetë alpinisti Qazim Fetahoviq në Hajlë të Rugovës

Rozhajë – Trupi i alpinistit nga Mali i Zi, Qazim Fetahoviq, i cili dje u rrëzua gjatë ngjitjes në malin Hajla, është gjetur pas kërkimeve që zgjatën që nga mbrëmja e kaluar, raporton gazeta malazeze Vijesti. Më herët, ekipet e shpëtimit kishin rifilluar kërkimet, të cilat paraprakisht ishin ndërprerë për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe mjegullës së dendur. Gjatë operacionit u arrit të lokalizohej ora e alpinistit të ndjerë, rreth një kilometër larg nga shtëpiza Grope në Hajlë. Në aksionin e shpëtimit morën pjesë alpinistë nga Mali i…

Lexo më shumë

P Ë R K U J T I M: NIMAN (MEMA) BALIDEMAJ

Sa herë vjen muaji shkurt, zemrat tona mbushen me mall e dhimbje. Në këtë ditë, 17 vite më parë, u ndave nga ne, më i shtrenjti ynë, duke lënë një zbrazëti që koha nuk arriti ta mbushë. Sa shumë na ka marrë malli të rrimë bashkë si dikur, pranë sofrës sonë të vjetër, aty ku ne, fëmijët e tu, hodhëm hapat e parë të jetës nën përkujdesjen dhe dashurinë tënde. Atje, në gjirin madhështor të Alpeve, pranë freskisë së Liqenit të Plavës dhe nën hijen krenare të Visitorit roje, kujtimet…

Lexo më shumë

“The song of Gusinje”, kode kalorësiake aty ku burrat ndeshen për jetë a vdekje

(pjesë nga libri në përgatitje ““Plava e Gucia – në sytë e udhëtarëve dhe misionarëve” me udhëpërshkrues të huaj para shekullit XX që kanë kaluar dhe kanë lënë shënime për këtë krahinë) Nga Enver ULAJ Në kohën e interesimit të madh evropian për Plavën e Gucinë, ku populli theu vendimet eFuqive të Mëdha të Evropës, ku u kthye një ushtri e organizuar dhe me gjithë mbështetje qëkishte Mali i Zi dhe ku shqiptarët po krijonin vetëdijen për shtetin e tyre duke mos iu nënshtruarurdhrave të sulltanit, “Kënga për Gusinjen” u…

Lexo më shumë

Bajram Kelmendi – Avokati që sfidoi Millosheviqin dhe u flijua për Kosovën

Nga Qelë Qelaj, New York JETA DHE VEPRA PATRIOTIKE E  Bajram (Sokol) Kelmendi “Jeta nuk mund të quhet ‘jetë’ nëse nuk ka brenda vetes një vuajtje të pashterrshme.” (Bajram Kelmendi) Bajram (Sokol) Kelmendi lindi në vitin 1937 në fshatin Stakaj të Rugovës, në kufi me Malin e Zi. Ishte fëmija i tretë i Sokol Çelës dhe Nife Nikqit – Kelmendi, bijë e familjes së njohur patriotike të Haxhë Mustafës nga Shtupeqi i Madh. I ati, Sokol Çela, njihej për bujari dhe atdhedashuri, virtyte të trashëguara brez pas brezi, sidomos nga…

Lexo më shumë

Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti flet në Nju Jork për politikën e jashtme të Kosovës dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, me ftesë të National Committee on American Foreign Policy, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët kushtuar politikës së jashtme të Kosovës dhe marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në diskutimin e moderuar nga ambasadorja Susan Elliott, presidente dhe CEO e NCAFP-it, zëvendësministri Ahmeti iu përgjigj një sërë pyetjesh nga diplomatë, ekspertë amerikanë dhe studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, sfidat në arenën ndërkombëtare dhe thellimin e partneritetit strategjik…

Lexo më shumë