LAJM MORTOR NGA FAMILJA GJONBALAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamiret se më 24 Gusht 2022, u nda nga jeta në moshën 55-vjecare i dashuri ynë: FEIM ADEM GJONBALAJ Funerali për të ndjerin bëhet të premten më 26 Gusht prej orës 2PM – 9PM ne këtë adresë: Cusimano & Russo Funeral Home 2005 West 6th Street Brooklyn, NY 11223 ———————————- Varrimi do të bëhet të Shtunën më 27 Gusht në këtë adresë: Jersey State Memorial Park 13 Conover Road Millstone, NJ 08535 ———————————- Të pikëlluarit: Nena Fatimja, vellai Fuadi, motra Sofija, bashkëshortja…

Lexo më shumë

A mund të ketë qeveri të re pa zgjedhje në Mal te Zi dhe kush do ta formojë atë

Pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq në Mal të Zi, disa subjekte politike kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa të tjera shqyrtojnë formimin e Qeverisë së re. Për këtë të fundit ka disa opsione – nga një qeveri partiake me një program konkret politik deri te një qeveri kalimtare, detyrë e së cilës do të ishte organizimi i zgjedhjeve. Formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë, duken të…

Lexo më shumë

Vështrim për librin “Veshja e nusënisë krajane”

BOTIM ME VLERË PËR VESHJEN KOMBËTARE TË KRAJËS Hamid Alaj, VESHJA E NUSËNISË   KRAJANE, Art  Club, Ulqin, 2021 Në hapësirën etnogjeografike shqiptare të rralla janë ata krahina etnografike  sikurse është ajo e Krajës, e cila dallohet me veçoritë e saja etnokulturore. Kemi të bëjmë  kryesisht me kulturën materiale, përkatësisht veshjet popullore  të grave të njohura si shestanesha dhe ajo krajane, që janë autentike duke qenë pjesë e thesarit të veshjeve kombëtare shqiptare. Në lidhje me këtë çështje ja vlen të cekim një thënie të Faik Konicës i cili ka thënë së ”ka aq kostume shqiptare sa…

Lexo më shumë

Rrufeja i vret 165 krerë dele në Gramsh: Çobani me lotë në sy, iku buka e gojës

Një rrufe ka goditur një tufë delesh në Gramsh, e si pasojë 165 krerë kanë ngordhur, ndërsa për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht çobani. Mësohet  se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur. Bariu i i cili ka shpëtuar mrekullisht, Skënder Shuli, me lot në sy ka parë sesi burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e tij 6 anëtaresh ka marre fund.

Lexo më shumë

Genc Prelvukaj për Abazoviqin: Shqiptar në origjinë që mbështetjën e vetme e mori nga serbët

Që nga shfaqja e tij e parë, e kam identifikuar si demagog, njeri që për pak pushtet shkel mbi çdo parim kombëtar, prepotent deri në marrëzi që do të mbahet në mend për asgjë të vlefshme.  Shqiptar në origjinë që mbështetjën e vetme e mori nga serbët. I vetshpallur si armik i nacionalizmit ballkanik, derisa në anën tjetër faktorizoi institucionin më shovenist në ballkan: kishën ortodokse serbe.  Ky njeri shterroi dhe e përdori keq një pozitë të lartë, që një shqiptar tjetër do ta përdorte shumë më mirë. Një pozitë,…

Lexo më shumë