Të martën më 23 gusht 2022 komuniteti ynë ka shansin të zgjedhë shqiptaro-amerikanin Vedat Gashi në Kongres. Për të votuar për Gashin duhet të jeni demokrat i regjistruar dhe të banoni në një nga qytetet e mëposhtme: Ardsley, Bronxville, Dobbs Ferry, Eastchester, Elmsford, Harrison, Hartsdale, Hastings On Hudson, Irvington, Larchmont, Mamaroneck, Mt. Vernon, Larchmont, New Rochelle, Pelham, Port Chester, Purchase, Rye, Rye Brook, Scarsdale, Tarrytown, Tuckahoe, West Harrison, White Plains, Yonkers, si dhe lagjen Wakefield në Bronx. Ju lutem votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit dhe arritjeve tona te perbashketa si komunitet.
Lexo më shumëLuiza Gega shpallet kampione e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa
Luzia Gega nderon përsëri Shqipërinë duke arritur që të marrë medalje ari në 3000 metra me pengesa, e duke konfirmuar dhe një herë tjetër vitin e mirë që po kalon. Atletja shqiptare ia doli që të kalonte e para vijnë e finishit, duke regjistruar kohën 9,11.31 dhe duke përligjur kështu dhe pritshmëritë e të gjithëve. Gega ishte dominuese në pjesën me të madhe të garës duke qenë në avantazh për plot 2900 metra, ndërsa në fund kishte një avantazh prej gati 4 sekondash ndaj atletes më të afërt, që ishte…
Lexo më shumëBerisha për Abazoviqin: U shkarkua me të drejtë, i peshoj bishti (viqi) me rëndë se sa koka
Sali Berisha Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pasi Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u rrëzua nga pushteti mbrëmë, duke thënë se u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi. Sipas Berishës, Abazoviqi bëri historinë, por se gabimi i tij fatal ishte marrëveshja me Kishën Serbe. “Miq, Dritan Abazoviç bëri histori. Pas Mark Milanit gjeneralit, vojvodës së Malit të Zi me origjinë shqiptare të mirënjohur për betejat e tij kundër shqiptarëve dhe kujtimet e tij pro-shqiptare, Abazoviç është personaliteti i dytë më i rëndësishëm…
Lexo më shumëShkrumbohet bujtina në qendër të Thethit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë bujtinën në qendër të fshatit turistik Theth në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në bujtinën që është në pronësi të dy vëllezërve. Dyshohet se zjarri është shkaktuar prej problemeve me energjinë elektrike dhe ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të ndërtesës. Njëri prej pronarëve të bujtinës tha se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Banorët e zonës kanë shkuar menjëherë për të shuar flakët ndërsa zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje me 3 orë vonesë. Aktualisht vijon…
Lexo më shumëNitaj i AAK’së e quan “budalla” Abazoviqin, thotë se Gjukanoviqi e shfrytëzoi për të nënshkruar me Kishën Serbe
Zyrtari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka ofenduar rëndë Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke e quajtur “budalla”. Sipas Nitajt, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka shfrytëzuar Abazoviqin për ta nënshkruar marrëveshjen me Kishën Serbe dhe pastaj e ka “elminuar”,. “Kur te jeshe budalle ne politike, e ke fatin e Abazoviqit. Edhe te shfrytezojne e te hedhin si lecke. Ishin ba bashke krejt me rrezu, madje edhe ata te cileve u ka kryer sherbim. Me pase dashte Gjukanoviqi me e rrezu pa e shfrytezu,…
Lexo më shumë