Më 19 gusht, Kuvendi i Malit të Zi, do të mbajë votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq. Seanca është caktuar në orën 11:00. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviq me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një…
Lexo më shumëFotografitë që e rikthyen debatin e kotë për shaminë
Tri fotografi karakteristike të nxjerra nga një takim i zyrtarëve më të lartë të shtetit tonë, me zyrtarë të lartë amerikanë në Washington, rikthyen debatin e nxehtë rreth shamisë. Takimi ka ndodhur më shumë se tri javë më parë (26.07.2022), porse polemikat në Kosovë akoma nuk janë ndalur që nga dita pasuese kur u publikuan fotografitë e atij eventi. Tri zyrat respektive të zyrtarëve në takim dolën me fotografi të bëra nga kënde të ndryshme. Të gjitha janë origjinale, pa diskutim. Porse njëra, e publikuar nga Zyra e Kurtit, siç…
Lexo më shumëNëse mbijeton, Abazoviq njofton ndryshime madhore në Qeveri
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi se nëse qeveria e tij i mbijeton mocionit të mosbesimit, do të nisë rikonstruksion të saj me pjesmarrjen edhe të partive të opozitës. Ai tha se “të gjithë ata që duan që vendi të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët nuk duan që të anulohet Marrëveshja Themelore, të ndalet rruga evropiane, nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. “ Qeveria i ka zbatuar të gjitha detyrimet nga marrëveshja, kanë mbetur edhe tre pika që janë në…
Lexo më shumë‘Defender Europe 23’ – Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në Ballkan
Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”. Këtë e ka bërë të ditur ninistri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai tha se përgatitjet janë duke vazhduar, ndërsa theksoi se edhe kësaj radhe do të dëshmohet profesionalizmi i lartë i FSK-së. “Ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi janë duke vazhduar. Në “Defender Europe 23″, ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjimente”, i shpeh ai. Tutje…
Lexo më shumëTakim pas 43 vjetësh në hotelin “Amazona” të Milloshevës, i brezit të ndryshimeve
Shkruan: Sh. Dibrani, shkrimtar Reportazh BREZ I NDRYSHIMEVE TË MËDHA HISTORIKE (Prishtinë, 13 gusht 2022. Takim pas 43 vjetësh!) Në kompleksin hotelier “AMAZONA”, në Fshatin Milloshevë, Komuna e Kastriotit, nxënësit e shkollës së mesme, (atëherë Qendra Shkollore Teknike “Nikolla Teslla”, drejtimi Kimiko-Teknologjik në Obiliq, vitet 1975-1979), pas 43 vjetësh, për të parën herë u takuan. Kjo ngjarje ishte përplot emocione mallëngjyese. Takimi fizik, po sidomos rinjohja e shoqeve dhe shokëve, vërtetë ngjalli emocione të pa përshkrueshme, pasi disa prej tyre nuk ishin parë asnjëherë qysh nga bankat e shkollës së…
Lexo më shumë