Mali i Zi drejt BE-së, ia kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike, Gjukanoviq pajtohet, por me një kusht

Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëvizje të forta politike brenda vendit të tyre, sa i përket të ardhmes në Bashkimin Europian. Sipas “Vijesti.me”, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një pakt të fshehtë me liderët e BE-së, ku ju ka thënë se nëse ai është pengesa për anëtarësimin e vendit në familjen e madhe europiane, ai është i gatshëm të tërhiqet nga politika, por me një kusht. Në media theksohet se burime brenda BE-së, bëjnë me dije se Gjukanoviç ka kërkuar që tërheqja e tij…

Lexo më shumë

Mali i Zi ndalon kalimin kufitar me certifikatë të lindjes, edhe fëmijët nën 18 vjeç duhet të kenë dokument udhëtimi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi. Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18- vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes. Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të…

Lexo më shumë

Në Shqipëri zbulohen sasi të mëdha të naftës dhe gazit

Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kompania holandeze e derivateve ka zbuluar sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri. Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se ky zbulim do të ndikojë në të ardhmen e vendit dhe atë energjetike të Evropës. “Holanda e pranishme në Shqipëri. Ne kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin tonë publik, rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që kompania holandeze ‘Shell’ po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin…

Lexo më shumë

Iniciativa për dërgimin e ushtarëve malazezë në Kosovë është ndërprerë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, konfirmoi se puna e udhëheqësisë së mëparshëme të Ministrisë së Mbrojtjes është përcjellë me raportime të shumta që tregojnë për ekzistimin e veprimeve që kërcënojnë ligjshmërinë e punës së kësaj ministrie. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Draginja Vuksanoviq Stankoviq, ai tha se i kushtoi vëmendje të veçantë pretendimit se puna e ish-ministres së Mbrojtjes, Olivera Injac, është shoqëruar me akuza të shumta për sjellje diskriminuese dhe përndjekje të atyre që identifikohen si malazezë , dhe se në disa raste është krijuar përshtypja…

Lexo më shumë

Milosh Kopiliqi, shqiptar apo serb?!

MiloSH Kopiliqi, shqiptar apo serb?! Disa fjalë të huaja, të depërtuara prej kohësh në leksikun tonë të arbëriSHtes-shqipes, të cilat kanë karakteristikë mbaresën “-sh”, mund të hasen me të njëjtën karakteristikë edhe në latiniSHte, por jo në greqiSHte e sllaviSHte. Disa të tjera gjithashtu mbarojnë me “-sh” edhe në vllahiSHte (rumaniSHte), sepse kjo gjuhë është produkt direkt i latinishtes. Por sërish jo në greqishte e sllavishte.Mirëpo si qëndron puna me emrin e heroit mitik të Betejës së Kosovës (1389), Milosh Kopiliqit, të cilin, historiografitë e ndryshme të vendeve ballkanike, sidomos…

Lexo më shumë