Në Senatin dhe Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, në kryeqytetin Albany, u mbajt një event kremtues në vigjilje të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ngjarje solemne, pas fjalimeve të senatores Jessica Scarcella-Spanton dhe asambleistit Charles D. Fall, të pranishmëve iu drejtua me një fjalim rasti edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Reka. Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Reka ritheksoi se Republika e Kosovës, 18 vite pas shpalljes së pavarësisë dhe 27 vite nga çlirimi, përfaqëson një…
Lexo më shumëAlbin Kurti pret në takim nxënësit nga Ulqini
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar dje një takim me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “7 Shtatori” në Prishtinë dhe të Gjimnazit “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin, ku është diskutuar për rolin e arsimit në ndërlidhjen me tregun e punës, teknologjinë dhe proceset e digjitalizimit, shkruan Ekonomia Online, transmeton Ulqini Online. Kurti, përmes një postimi, ka bërë të ditur se bashkëbisedimi me nxënësit është fokusuar edhe në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet shkollave ku mësohet në gjuhën shqipe, përfshirë edhe ato përtej kufijve.…
Lexo më shumëLAJM MORTOR
Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët, dashamirët dhe mbarë komunitetin se më datë 01 shkurt 2026, në moshën 79-vjeçare, u nda nga jeta e dashura jonë: Zarife (Balidemaj) Gjonbalaj E pamja hapet të premten, më 06 shkurt 2026, duke filluar nga ora 09:00, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj. Varrimi i të ndjerës do të bëhet të njëjtën ditë në ora 14:00, në Vuthaj. Funerali niset nga Shtëpia e Kulturës Vuthaj. Të pikëlluar mbesin: djemtë Gania dhe Selimi, vajzat Hava, Zadja dhe Egzona, si dhe vëllazëria e gjerë Gjonbalaj.…
Lexo më shumëPërvjetori i Fishtës i harruar në Shkodër
Gjergj Fishta(1871-1940) Përkujtimi i personalitetëve të ndryshëm me rastin e përvjetoreve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana e institucioneve lokale e shtetërore duke organizuar veprimtari të ndryshme kulturore e shkencore dhe inauguruar buste apo shtatore, duke dëshmuar nderim ndaj tyre si kudo në vendet e qytetëruara Nail Draga Në fund të vitit të kaluar, pikërisht me 30 dhjetor janë mbushur 85 vjet kur është ndarë nga jeta Gjergj Fishta, i cili mbetet një prej personaliteteve të veçanta të letërsisë, gjuhësisë, publicistikes, meshtarisë, kulturës e…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA GJONBALAJ
Me pikëllim të thellë njoftojmë miq, shokë, dashamirë dhe komunitetin e gjerë se në New York, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare më e dashura jonë, Zarife Balidemaj Gjonbalaj Varrimi do të bëhet në Vuthaj. Për kohën e saktë të varrimit do të njoftojmë me kohë, posa të informohemi nga familja. Të pikëlluar: Djemtë Ganiu dhe Selimi, vajzat Hava Zadja dhe Egzona, si dhe farefisi i gjerë Gjonbalaj. Ngushëllime familjes Gjonbalaj nga Portali Plava e Gucia Sot.
Lexo më shumë