Fondacioni ”Trojet tona” shpall konkurs për bursa studentore

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” me seli në SHBA ka shpallur konkurs  për bursa studentore për studentët nga Ana e Malit.

Për tu kualifikuar dhe për tu konsideruar për përfitim burse për vitin akademik 2021-2022 aplikuesi duhet të jetë student apo studente e rregullt. 

Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e universiteteve shtetërore dhe që kanë notën mesatare mbi 7. Këtë vit numri i përfituesve të bursës është i limituar.

Ky aplikacion vlen vetëm për  studentët  nga Ana e Malit ose për ata që njerin nga prindërit e kanë me prejardhje nga Ana e Malit. Aplikantët përzgjedhen në bazë të notës mesatare dhe që vijojnë studimet në drejtime deficitare në vendlindje. Përparësi do t’ju jepet studentëve që studiojnë në universitetet shqiptare.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
– formulari për aplikim i plotësuar (e shkarkoni në fund të faqes),
– fotokopje e letërnjoftimit,
– vërtetim që keni statusin e studentit të rregullt,
– transkripta e notave për çdo vit,
– si dhe ndonjë dokument shtesë që mendoni se mund të ju jap përparësi në renditje.

Formulari i paplotësuar dhe mungesa e dokumentacionit përkatës nuk do të merret në shqyrtim për këtë bursë.

Formulari për aplikim të plotësuar dhe dokumentacionin përcjellës të skenuar i dërgoni më së largti deri me 1 shkurt 2022 në postën elektronike të mëposhtme:
trojettona2@gmail.com

Brenda dy ditëve do te merrni konfirmimin për pranim të dokumentacionit. Nëse nuk merrni një konfirmim të tillë  na kontaktoni në në njërin prej numrave të telefonave celular të mëposhtëm:
+ 382 67 527 685
+ 382 69 594 877
+ 382 69 032 848

Më poshtë mund të shkarkoni Formularin për aplikim.Formular aplikimi per bursa studentore 2022Download