Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Uashingtonit për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Abazoviq do të ketë një sërë takimesh dypalëshe në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës së re amerikane. Zëvendëskryeministri pritet të takohet me të dërguarin e ri të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton vijesti. Zyra e Zëvendëskryeministrit konfirmoi se Abazoviq do të shkojë në Shtetet e Bashkuara, por ata nuk mund të jepnin më shumë detaje. Në delegacionin malazez është i…
Lexo më shumëHera e parë që tre politikanë shqiptarë të nivelit të lartë përfaqësojnë shtete të ndryshme – Kurti, Abazoviq dhe Ahmetaj në samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup
Albin Kurti, Dritan Abazoviq dhe Arben Ahmetaj, tre politikanë shqiptarë për herë të parë do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme në një takim rajonal në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup. Zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq është në Shkup, ku nesër do të mbahet samiti i dytë i Ballkanit Perëndimor, i titulluar “Promovimi i Përfshirjes dhe Solidaritetit në Evropë”. Siç u njoftua nga Qeveria e Malit të Zi, Abazoviq u takua sonte në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një kokteji të përgatitur për mysafirët nga…
Lexo më shumëBosch-Borrellit: BE përsëri tregoi paaftësi në lidhje me Kosovën
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, vazhdon të ndjek me interes problemet në Kosovë dhe raportet Kosovë-Serbi. Për aksionin e sotëm të policisë në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe veriun, Bosch ka kritikuar qëndrimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Bosch, ka thënë se BE-ja po e tregon edhe një herë paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. “Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër…
Lexo më shumëAmbasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”. “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde. Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar kishte krahasuar këtë aksion…
Lexo më shumëAmbasada e SHBA-së i quan të papranueshme sulmet ndaj Policisë, mediave dhe civilëve
Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se Washingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar sot përpjekja e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës. “SHBA’ja është e shqetësuar nga përgjigja që ju dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna, e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave, ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit.…
Lexo më shumë