Martin Berishaj propozohet për ambasador të Kosovës në Kroaci

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka propozuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Martin Berishaj, për pozitën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, shkruan Gazeta Insajderi.Në maj të këtij viti, ministrja Gërvalla shkarkoi 12 ambasdorë të emëruar politikisht duke premtuar se Kosova nuk do të ketë vakum diplomatik, megjithatë një gjë e tillë ndodhi me largimin e Hajdin Abazit nga ambasada në Australi, ku edhe tre muaj pas shkarkimit të tij MPJ dështoi të dërgonte një diplomat të ri. Pas një vonesë të gjatë, MPJD…

Lexo më shumë

Universiteti i Prishtinës do t’ia ndajë Driton Kukës titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti i Prishtinës para pak çastesh ka marrë vendim që trajnerit të xhudos Driton Kuka t’i jepet çmimi “Doctor Honoris Causa”. Lajmi raportohet nga RTV Dukagjini duke u thirrur në burime të veta. Kjo e arritur e mjeshtrit të xhudos vjen pas suksesit në Lojërat Olimpike dhe në të gjithë turnetë e xhudos nga ku Kosova falë tij dhe sportistëve që ai trajnon ka sjellë shumë medalje. Kujtojmë,  vetëm gjatë lojërave të fundit olimpike, Driton Kuka bashkë me dy xhudistët që stërvitë, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, i kanë sjellë…

Lexo më shumë

“E turpshme”/ Konjufca reagon ashpër ndaj Abazoviqit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar qëndrimin e shqiptarit Dritan Abazoviq në Malin e Zi pas zhvillimeve të fundit atje. I quan të “turpshme” veprimet e tij. “Me vetë faktin atje që edhe klerikët, edhe njerëzit që ish dashtë me u marrë me punë shtetërore, përjetojnë ekstazë tu e kënduar këngën “Do të kthehemi në Kosovë”, kjo punë nuk është hiq shpirtërore”, thotë Konjufca. “Është e turpshme për Abazoviçin me nejt gatitu tu u këndu ajo këngë e turpshme”, shtoi ai në emisionin “DPT te Fidani”. Konjufca…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA SINANAJ

Me pikellim te thelle njoftojmë se sot më 5 shtator 2021 ne NY nderroj jete më i dashuri i ynë Hysen Z. Sinanaj  15 Nëntor 1944 – 5 Shtator 2021 Funarali per te ndierin eshte neser me 7 Shtator 2021 duke filluar nga ora 4:00 Pm deri ne ora 11:00Pm në Bosniak Islamic Cultural Center që gjendet ne adresën vijuese: 114-07 91st Ave Richmont hill New York 11418 . Varrimi i ndjerit behet me 8 shtator 2021 ne varrezat: Laurel Grove Cemetery 295 Totowa Road New Jersey 07512 Te pikëlluar:…

Lexo më shumë

Kosova furnizohet me mbi 503 mijë doza të vaksinave Pfizer nga SHBA’ja

Kosova është furnizuar sot me 503 mijë e 100 doza të vaksinave Anti-COVID. Ky është donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX’it. Kështu është bërë e ditur nga programi i UNICEF’it në Kosovë. Nga ky program u kanë kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. “503,100 doza të vaksinave anti COVID-19 arritën në Prishtinë sot, donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX-it me mbështetje nga UNICEF-i. Vakcinohu BashkëIaDalim”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë