Mediat në Mal të Zi: Ja kush e drejtoi aksionin e transportimit të mitropolitit serb me helikopter

Mitropoliti serb, Joanikije, u shugurua dje në manastirin e Cetinjes pasi u transportua nga Podgorica me helikopter ushtarak bashkë me patriarkun Porfirije. Ata nuk mund të arrinin në Cetinje nëpërmjet rrugëve tokësore, pasi mijëra protestues për dy ditë rresht i mbajtën ato të bllokuara, duke vënë barrikada. Paradite, helikopteri u ul në livadhin përballë manastirit, ku Joanikije u shugurua në fronin e Shën Pjetrit malazez. Sipas mediave malazeze, Qeveria ka thënë jozyrtarisht se është përdorur helikopteri ushtarak sepse është më modern, më i shpejtë dhe më i sigurt sesa helikopterët…

Lexo më shumë

Abazoviq: Kishte armatosje në Cetinë, po tentohet të destabilizohet Mali i Zi

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviq, tha se është më e rëndësishmja që të ruhet paqja dhe rendi kushtetues pas protestave në Cetinë. Ai tha se policia ka kaluar një provim të madh dhe se është vepruar me profesionalizëm të madh. “Në përputhje me rrezikun që ekzistonte, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë”, ka thënë Abazoviq për “Vijesti”. “Ne të gjithë duhet t’i përkushtohemi më shumë dialogut dhe pajtimit. Nuk ka asgjë të veçantë për të festuar dhe duhet të ndryshojmë…

Lexo më shumë

Reagon Gjukanoviqi: Ai helikopter është fitore për një qeveri që i shërben interesave serbomadhe

Në një reagim të jashtëzakonshëm pas situatës kaotike në Cetinje dhe shugurimit të mitropolitit të ri të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije II, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”, raporton mediumi kroat, Jutarnji, transmeton Gazeta Express. Kështu Gjukanoviq iu referua faktit se Joanikije dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, fluturuan për në Cetinje me helikopter, ndërsa shumë protestues po i prisnin dhe barrikada të shumta u vendosën në qytet dhe në rrugët që të çonin në…

Lexo më shumë

Gjatë shugurimit të Joanikije në Mal të Zi u këndua edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”

Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije. Dhe ndërsa policia po përdorte gaz lotsjellës para manastirit ndaj qytetarëve që po protestojnë paqësisht, brenda kishte një atmosferë solemne dhe gazmore. Madje, aty, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këndohej edhe një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë…”. Sipas informacioneve të fundit, nga protestat e zhvilluara atje, janë plagosur të paktën tetë persona si dhe një person është…

Lexo më shumë

Arrestohet, Këshilltari i Presidentit të Malit të Zi, Veselin Veloviq

Këshilltari i Presidentit të Malit të Zi, Veselin Veloviq u arrestua sot, njoftoi kryeministri Zdravko Krivokapiq. Edhe pesë persona të tjerë që morën pjesë në trazirat në Cetinje u arrestuan. “Po informoj publikun se një aksion i shpejtë policor, të cilin e kam urdhëruar, sapo ka vënë në pranga Veselin Veloviq,” shkroi Krivokapiq në Twitter.

Lexo më shumë