“BALLKANI I HAPUR” ALLA VUÇIQ/RAMA PËR RUSINË KUNDËR EVROPËS DHE AMERIKËS ËSHTË REALITET JO KONSPIRACION

-Edhe zogjët e malit e dijnë se urrejtje, shovinizëm dhe fashizëm ka me bollëk në Serbi, jo në Dardani Nga MA. AGIM ALIÇKAJ * -Sjelljet barbare të Serbisë ndaj shqiptarëve janë realitet, jo konspiracion          Për krimet makabre serbe ndaj kombit shqiptar mund të shkruhen qindra libra, mund të xhirohen qindra filma dhe nuk do të mjaftojnë. Këto krime, dallohen posaçërisht me urrejtje të thellë dhe shfryerje të epsheve shtazarake, përfshirë djegjet dhe varrosjet për së gjalli, masakrimet e foshnjeve, prerjet e gjymtyrëve dhe dhunimet e viktimave të pambrojtura civile…

Lexo më shumë

Një agjent i Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse pjesë e operacionit në Cetinje të Malit të Zi

Në ngjarjet midis 4 dhe 5 shtatorit të ndodhura në Mal të Zi, raportohet për përfshirjen e zyrtarëve të Shërbimit Ushtarak të Inteligjencës ruse (GRU). Siç raportojnë mediet malazeze, ndërhyrja e policisë dhe dërgimi me helikopter ushtarak i patriarkut serb Porfirije dhe mitropolitit Joanikije në Manastirin e Cetinjes, janë ende një mister në disa segmente. Burime të mirë informuara të Antena M, pohojnë se në atë natë, përveç policisë malazeze, strukturave të sigurisë dhe logjistikës së Shërbimit serb të Inteligjencës (BIA), një zyrtar i rangut të lartë të GRU-së, punonjës i Ambasadës ruse…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA HASANGJEKAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot me 16 Shtatorë 2021, në Martinaj, u nda nga ne më e dashura  jonë Zojë Gjonbalaj Hasangjekaj (1942-2021) Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Martinaj më 17 Shtatorë në ora 15:00. Të pikëlluarit: djemt Zeqiri, Dema e Ismeti dhe familjet Hasangjekaj e Gjonbalaj. Redaksia e portalit Plava e Gucia Sot, familjes Hasangjekaj dhe Gjonbalaj u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta

Lexo më shumë

Sërish situatë problematike në Han të Hotit, punëtorëve shqiptarë u kërkohen tampon negativë për të kaluar në Mal të Zi

Për të dytën ditë me radhë, situata paraqitet problematike në pikën kufitare të Hanit të Hotit.  Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb”, se punëtorëve shqiptarë që shkojnë për të punuar në Mal të Zi, u kërkohet çdo ditë tampon për të kaluar.  Në një prononcim për mediat, një nga punëtorët, u shpreh se edhe pse ai ishte i pajisur me vaksinë anti-COVID sërish nuk është lejuar për të kaluar në vendin fqinj, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të merret dhe të normalizojë këtë problematikë.

Lexo më shumë

Dy tërmete godasin veriun e Shqipërisë gjatë natës

Veriu i Shqipërisë është goditur nga dy tërmete gjatë natës së kaluar. Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04:20 dhe kishin magnitudë 4.1.  Sipas EMSC tërmeti ka pasur epiqendrën 12 kilometra në veri të Koplikut si dhe thellësi prej 10 kilometra. Ndërkohë lëkundja e dytë janë ndjerë rreth orës 04:40 me një magnitudë më të ulët, 3.4 të shkallës Rihter. Kjo lëkundje është matur 102 kilometra në perëndim të Prizrenit. Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit. 

Lexo më shumë