Bosnja fton të gjithë ata që e mbrojtën në luftë të mos udhëtojnë në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që në një formë ishin të përfshirë në mbrojtjen e saj gjatë luftës në këtë vend (1992-1995), të mos udhëtojnë në Serbi deri në një njoftim tjetër, shkruan portali Klix.ba. Sipas kësaj ministrie, ekziston rreziku u arrestimit të tyre nga autoritetet e Serbisë. Kjo thirrje vjen dy ditë pasi në Serbi u arrestua ish-zyrtari i lartë i Shërbimit Federal të Policisë së Bosnjës, Edin Vranj, nën akuzën për kryerjen e krimeve të luftës. Kjo nxiti tensione…

Lexo më shumë

Kurti: Reciprociteti ndaj Serbisë do të vendoset, s’ka ndryshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të vendoset për shkak se nuk ka ndryshe. Ai ka thënë se po bëhen përgatitjet. “I kam shkruar letër të gjitha qeverive të BE-së dhe jo vetëm, ku kam renditur shkeljet që po i bën Serbia. Po pres përgjigjet e tyre dhe reciprociteti do të vendoset pasi nuk ka ndryshe. Mirëpo, me ministren Rozeta Hajdari dhe me doganat tona po përgatitemi që ta zbatojmë atë, sepse asnjë qeveri nuk ka zbatuar reciprocitetin. Ne kur ta zbatojmë…

Lexo më shumë

Nuk u lejuan të hynë në Mal të Zi, punëtoret nga Shqipëria bllokojnë pikën kufitare

Pika kufitare Bozhaj që lidh Shqipërinë dhe Malin e Zi është bllokuar mëngjesin e 14 shtatorit nga një grup punëtorësh të Shqipërisë, pasi policia malazeze ktheu disa prej tyre për shkak të testeve të pavlefshme të COVID-19. Gazetari i Radios Evropa e Lirë, i cili ishte në vendngjarje tha se punëtorët bllokuan një pjesë të territorit në anën shqiptare duke shkaktuar trafik më të ngadalshëm në anën malazeze të kufirit. Çdo mëngjes punëtorët shqiptarë shkojnë në Mal të Zi përmes kësaj pike kufitare. Sipas masave të fundit epidemiologjike, nga 14…

Lexo më shumë

Kryeministri malazez megjithatë arrin në takimin me Merkel, pasi e ndali policia në kufi të Shqipërisë

Pasi u raportua se kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq nuk është lejuar të futet në Shqipëri sepse s’kishte test PCR ai arriti në takimin e Kancelares Merkel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Krivokapi ka shkruar në Twitter se po merr pjesë në takimin me kancelaren gjermane. “Në Tiranë me Kancelaren Merkel dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Një drekë pune do të fillojë së shpejti, në të cilën do të diskutohet bashkëpunimi rajonal. Ne u dëshirojmë sukses dhe prosperitet të gjithë fqinjëve. Një bashkëpunim rajonal i suksesshëm është shtylla e politikës së…

Lexo më shumë

Kryeministri i Malit të Zi nuk lejohet të futet në Shqipëri, dalin pamjet

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, raportohet që nuk është lejuar të futet në Shqipëri në doganë, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid. Gazetari malazias, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi “Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan ai./A2CNN

Lexo më shumë