Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci bën me dije se kanë votuar pro 104 deputetë, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi ishte e pavlefshme. Miratohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit të Shqipërisë. Pavarësisht vendimit të Kuvendit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja. Kushtetuesja brenda një afati tre mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin…
Lexo më shumëMë 20 Qershor do mbahet Kuvendi zgjedhor i Fondacionit Plavë Guci
Njoftojmë komunitetin se shoqata e jonë Fondacioni Plavë Guci do të mbaj Kuvendin e Rregullt zgjedhor më datën 20 Qershor 2021. Ftojmë anëtarësinë e gjerë dhe të interesuarit për pjesëmarrje, duke shpresuar se me angazhimin tuaj të gjithë së bashku do të bëhemi pjesë rrugëtimit dhe misionit të shoqatës plave-guciase në ShBA. Kuvendi mbahet në Royal Regency Hotel: 165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710, duke filluar në ora 11:00 gjerë në 2:00 PM. Kryesia e Fondacionit Plavë Guci, NY
Lexo më shumëMë pak të vaksinuar në Guci , Petnjicë dhe Tuz
Mali i Zi është i katërti në rajon për nga numri i dozave të dhëna për 100 banorë, në Evropë ne nuk jemi as ndër 30 vendet e para. Komunat e Gucisë , Petnjicës dhe Tuzit regjistrojnë numrin më të ulët të vaksinuar kundër koronavirusit në raport me numrin e banorëve. Kështu kanë deklaruar për “Vijesti” nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), kur u pyet në lidhje me mbulimin e popullatës së vaksinuar në komunat e Malit të Zi. “Sipas të dhënave që azhurnohen çdo ditë në regjistrin e imunizimit,…
Lexo më shumëSHBA zgjedh Kosovën në tri shtetet e para më mike dhe më prioritare për t’ia dhuruar vaksinat
Kosova do të jetë në mesin e tri shteteve të para që do pranojë nga SHBA’ja kontigjente vaksinash të dhuruara për imunizimin ndaj koronavirusit. Përzgjedhja e shteteve është bërë në bazë të miqësisë dhe prioritetit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ambasada e SHBA’së në Gjeorgji nëpërmjet një komunikate, derisa ka thënë se shteti respektiv, Kosova dhe Ukraina do jenë tri shtetet e para që do marrin vaksinat. “Këtë javë Presidenti Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndajë vaksinat COVID-19, Gjeorgjisë Ukarinës dhe Kosovës .…
Lexo më shumëShtëpia e Bardhë në aksion: Do t’i fusim në listë të zezë të gjithë zyrtarët në Ballkan që nuk i respektojnë këto marrëveshje ndërkombëtare
Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate ka thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit që nuk i respektojnë marrëveshjet e cekura në komunikatë. Sipas presidentit të SHBA’së, Joe Biden, ka thënë se do t’u pamundësohet hyrja në Amerikë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit. E zyrtarët që duan të mbetën miq të SHBA’ve duhet patjetër t’i respektojnë Marrëveshjen e Ohrit (2001), Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Marrëveshjet e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e…
Lexo më shumë