Qeveria ka planifikuar 2,5 milionë euro për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë në MZ

Qeveria e Malit të Zi me propozim buxhetin për këtë vit ka planifikuar rreth 2 milionë e 500 mijë euro për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë, kurse nga pushteti ekzekutiv edhe më tej nuk kanë bërë me dije nëse regjistrimi do të organizohet këtë vit. Qeveria u ka dhënë rekomandime njësive të vetëqeverisjes lokale që në bashkëpunim me Drejtorinë e pronës shtetërore dhe kadastrën t’i fusin të dhënat për nevojat e regjistrit të numrave të shtëpive, rrugëve dhe shesheve – gjendjes së adresave, më së voni deri më 1 korrik…

Lexo më shumë

Nga sot kufijtë e Malit të Zi hapen pa kushte edhe për disa shtete

Nga sot kufijtë e Malit të Zi hapen pa kushte për shtetasit e Zvicrës dhe Moldavisë. Qysh më parë, pa dëshmi vaksinimi, apo të njërit nga testet në koronavirus, në Mal të Zi mund të hyjnë shtetasit e Serbisë, Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Rusisë, Ukrainës, Bjellorusisë, të të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Izraelit, kanë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë. Ata kanë rikujtuar se me masat e fundit janë liberalizuar një sërë kushtesh, në të cilat mbahen manifestimet e ndryshme./Rtcg

Lexo më shumë

Helikopteri i ushtrisë shqiptare shpëton 2 turistët polakë në Theth

Policia shqiptare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve polakë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën e Thethit që prej ditës së shtunës. Policia ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth. Shërbimet e…

Lexo më shumë

Rrënohet kisha serbe e ndërtuar ilegalisht në tokën e një familje boshnjake (VIDEO)

Kisha Ortodokse Serbe, që ndodhej në pjesën e quajtur Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, u bë copë e grimë këtë të shtunë. Kjo për shkak se në pronë të disa grave myslimane kisha u ndërtua ilegalisht para më shumë se dy dekadash. Serbët e ngritën objektin fetar në hapësirën ku jetonin myslimanët të cilët i dëbuan në Srebrenicë, ku bashkëshortin e pronares së shtëpisë Fatma Orloviq dhe 20 boshnjakë të tjerë i vranë. Gruaja që u kthye pas si e mbijetuar nisi procedurat gjyqësore për rrënimin e objektit, sagë…

Lexo më shumë

Autoblindat e reja amerikane për Ushtrinë e Kosovës

Autoblindat, të cilat i posedon Forca e Sigurisë së Kosovës janë të llojit ‘Automjet i blinduar i Sigurimit’ apo ASV M1117. Ndryshe, kjo autoblindë njihet edhe me emrin “Guardian” apo në shqip ‘Mbrojtësi”. Thuhet se “M1117” është nga automjetet e para ushtarake amerikane që u ndërtua për rezistencë ndaj minave. Sipas, web faqes së Ushtrisë Amerikane këto autoblinda mund të kryejnë misione të ndryshme duke përfshirë skautët, transportuesit e personelit të këmbësorisë, zbulimin, komandimin dhe rimëkëmbjen. “M1117 ASV përdoret nga Ushtria për policinë e saj ushtarake dhe mbrojtjen e kolonave…

Lexo më shumë