Bergerdorf, Gjermani Gazeta lokale e këtij qyteti ia ka kushtuar një artikull të veçantë suksesit të bashkëvendësit tonë Xhevat Ali Qosaj Në artikullin e gjatë të botuar në këtë gazete përshkruhet suksesi i afaristit të suksesshëm shqiptarë në ketë qytet. Fokusimi i gazetarit të gazetës “Bergedorfer Zeitung” ka të bëj me lokalin e ri që Xhaviti e ka hapur kohëve të fundit në qytetin ku ai jeton. Gazeta vëmendje të veçantë i ka kushtuar rikthimit të afaristit tonë në këtë qytet me një veprimtari tjetër, nga ajo qe ai ushtronte…
Lexo më shumëShqiptarët emigrojnë më së shumti në regjion
Diskursi demografik Në sajë të dhënave të publikuara kohë më parë nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës për përiudhën 2010-2019 del se nga Shqipëria kanë emigruar rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar së Shqipëria mban vendin e parë në regjion. Nail Draga Dukuria e emigrimit të popullsisë, nuk është dukuri e panjohur sepse i ka përfshi pothuaj të gjitha vendet e regjionit, duke mbetur çështje shqetësuese për popujt e vendeve përkatëse. Në këtë aspekt vendet e ish…
Lexo më shumëGucia do të bëhet komuna e parë që mbeturinat i shfrytëzon si resurse
Guci – Gucia është komuna e parë e Malit të Zi, e cila planifikon që përmes programit “Qytetet pa mbeturina”, të bëhet qyteti me zero hedhurina, në të cilin plehrat nuk do të përfundojnë në deponi, por do të shfrytëzohen si resurs.Sipas deklaratës së koordinatores së projektit në fjalë, Emina Adroviq, dhënë mediave, arritja e këtij plani është menduar përmes zbatimit të mekanizmave dhe strategjive të ndryshme, në mënyrë që sistemi linear i menaxhimit me hedhurina të zëvendësohet me të ashtuquajturin qarkullues. Fjala është mbi konceptin, të cilin në kuadër…
Lexo më shumëRrugët për në Kala të Ulqinit të pakalueshme – Banorët protestojnë
Banorët e Kalasë së Ulqinit sot u mblodhën në një tubim protestues, për shkak të vonesës së punimeve në infrastrukturën e kësaj zone, vonesë e cila rrezikon mbarëvjatjen e sezonit turistik. Rrugët në disa pjesë akoma janë në gjendje të pakalueshme, kurse afati i përfundimit të punimeve është objekt spekullimi. Banorët e Kalasë, por edhe pushteti lokal akuzojnë kompanitë kontraktuese, “Montal DSD” dhe “Ramel” se nuk e kanë marrë me seriozitet punën dhe kërkojnë që tu ndërpritet kontrata. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq, tha se vonesat ndodhin por…
Lexo më shumëGjeloshaj njofton ndërkombëtarët për diskriminimin e shqiptarëve nga Qeveria e re malazeze
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se i ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, përfshirë ShBA-në, se qeveria e re malazeze po i diskriminon në mënyrë aktive shqiptarët. “Qeveria po diskriminon shqiptarët dhe nuk bashkëpunon me komunën tonë. Arsyet janë të ndryshme, por kryesisht është për shkak të urrejtjes që ata kanë për banorët që jetojnë në këtë zonë, ”tha Gjeloshaj për BIRN. “Unë i kam njoftuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë, deri në Departamentin e Shtetit të ShBA. Gjithashtu jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me lobistët tanë…
Lexo më shumë