Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot për familjen e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, në rrugën Podgoricë – Nikshiq, shkruan Gazeta Sinjali. Një veturë zyrtare, në të cilën ishte vajza e kryeministrit, është tentuar që të ndalohet nga një grup të rinjsh. Pasi nuk arritën që ta ndalojnë veturën, e cila po ecte ngadalë, ata hipën mbi të kështu duke bërë që vetura të rrisë shpejtësinë dhe ata të bien në tokë. Më vonë, kryeminsitri Zdravko Krivokapiq, tha se si prind nuk do t’i harrojë trishtimin dhe…
Lexo më shumëFatmir Gjeka: Qeveria malazeze po tenton të fshijë mijëra emigrantë
Si kryetar i Partisë Demokratike dhe deputet i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za” në Parlamentin e Malit të Zi, jam shumë i shqetësuar për njoftimet për fshirjen e mundshme të të afërmve tanë të cilët qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit nga regjistrat e vendbanimit dhe lista e votuesve. Në atë mënyrë, shqiptarët që u deshën të linin shtëpinë e tyre për shkak të gjendjes ekonomike dhe në vitet ’90, kryesisht për arsye politike, do të prekeshin më shumë. Me këto ndryshime të propozuara, komuniteti ynë i vogël në Mal të Zi…
Lexo më shumëAlternativa Shqiptare në Mal të Zi, paralajmëron shqyrtimin e mundësisë që Tuzi të bëhet pjesë buxhetore e Shqipërisë ose Kosovës
Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, e udhëhequr nga Kryetari i Bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se do të konsiderojnë seriozisht për të kërkuar që Tuzi të jetë pjesë e buxheteve të Shqipërisë ose Kosovës, raportojnë mediat e Malit të Zi. “Në projektbuxhetin për vitin 2021, qeveria e Dritan Abazoviq nuk planifikoi asnjë cent investim në komunën e Tuzit, megjithëse na takon me ligj. Ju keni vazhduar pothuajse të njëjtën praktikë në Ulqin, si në komunat e tjera ku Shqiptarët jetojnë”, thanë nga Alternativa Shqiptare. Ata thanë se kjo…
Lexo më shumëQytetarët nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina nuk kanë nevojë për teste RT-PCR për të hyrë në Kosovë
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se qëllimi i masave të fundit kufizuese të vendosura nga qeveria janë që të parandalohen grumbullimet e njerëzve pasi sipas tij shpesh kanë ndodhur tubimet ilegale në orët e natës. “Me ndalimin e lëvizjes do të jetë më e vështirë të bëhen këto grumbullime. Grumbullimet sidomos të rinjve zakonisht janë bërë në orët e mbrëmjeve nëpër kafiteri”, tha Hoti në RTV Dukagjini. Hoti thotë se mbi 500 raste në ditë me coronavirus për një vend si Kosova është alarm sidomos për institucionet…
Lexo më shumëBashkimi Evropianë: Dënojmë çdo mohim dhe relativizim të gjenocidit në Srebrnicë
Bashkimi Evropianë është i njoftuar me iniciativën për shkarkimin e ministrit të drejtësisë të Malit të Zi Vlladimir Leposaviq, është kumtuar nga Komisioni Evropianë. Në Bruksel përkujtojmë se BE dënon dhe hedh poshtë çdo mohim, relativizim ose sqarim të gabuar për gjenocidin në Srebrenicë. “Jemi të njoftuar me iniciativën e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e ministrit të drejtësisë, të drejtave njerëzore dhe të pakicave Leposaviq për shkak të komenteve lidhur me Srebrenicën” ka kumtuar zëdhënsja e komisionit evropianë Ana Pisonero Hernandez. Komisioni Evropianë përkujton se BE hedhë poshtë dhe…
Lexo më shumë