22 vjet nga fillimi i Betejës së Koshares dhe thyerja e kufirit të panatyrshëm shqiptaro-shqiptar
Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme…
Lexo më shumëAbazoviq, do të bëjë një vizitë zyrtare sot në Plavë Guci
Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, do të bëjë një vizitë zyrtare në Komunën e Plavës dhe Komunën e Gucisë, sot e Premte 9 Prill 2021. Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri Abazoviq do të bisedojë me udhëheqjen e vetëqeverisjes lokale të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Plavë Nihad Canoviq dhe bashkëpunëtorët e tij (11.00). Pas kësaj, zëvendëskryeministri së bashku me Kryetarin e Komunës, do të japin një deklaratë për media (11.45-12.00). Gjatë vizitës së tij në Komunën e Gucise , Zëvendës Kryeministri Dr. Dritan Abazoviq do të bisedojë…
Lexo më shumëKKSH kërkon nga Kurti dhe Gërvalla heqjen e siguracionit për automjetet nga Mali i Zi
PRISHTINË I nderuar kryeministër z. KURTI, Urojmë të jeni mirë. Ju drejtohemi me këtë shkresë lidhur me mundësinë e heqjes së tarifës për siguracion të automjetit me rastin e udhëtimit nga Mali i Zi për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, shqetësim ky që shumë shpesh u adresua pranë Këshillit Kombëtar, në të shumtën nga studentët. Sipas tyre, qytetarët shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia (Lugina e Preshevës) nuk e kanë të detyrueshme pagesën e siguacionit për automjet me të hyrë në Republikën e Kosovës, përjashtim këtu bëjnë qytetarët shqiptarë nga…
Lexo më shumëÇelaj i reagon PDK-së: Askush s’mund ta ndalë fjalën e lirë, referoma e pashmangshme nëse duam të jemi partia numër 1
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj i ka reaguar partisë së tij që mbrëmë doli me një komunikatë duke thënë se ai nuk është i autorizuar të flas në emër të partisë. Çelaj me anë të një postimi u shprehë se askush nuk mund ta ndal fjalën e lirë dhe se qe ka një vjet që nuk flet në emër të partisë edhe pse është anëtar i Këshillit Drejtues. Tutje, ai tha se reforma në PDK është e pashmangshme. Postimi i plotë i Lirak Çelajt: Askush sot nuk…
Lexo më shumë