Fjalimi që i mungoi Kuvendit të 10-të të LDK-së

Ramazan BEKTESHI Të nderuar delegatë, rugovistë, faleminderit për besimin e dhënë! (Kështu do te duhej te ishte adresimi i Lumirit pas fitores) Sot, fillon një epokë e re për LDK-në, epoka e ringjalljes, epoka e shpresës dhe asaj frymës që e braktisëm. Sot jam i detyruar që t’u kërkoj ndjesë LDK-istëve më të përkushtuar, që me sakrificat e tyre sublime e bënë LDK-në një akademi politike, një institucion të pavarësisë, dhe një subjekt me përmasa ndërkombëtare që degët e saja shtriheshin në katër kontinente. Më falni, LDK-istë të mi, sepse…

Lexo më shumë

Vallëzimi i serbëve dhe palestinezëve në Beograd VIDEO

Serbët dhe Palestinezët kanë lidhje të veçantë mes tyre të cilën e manifestojnë duke shënuar edhe natën kulturore të të dy popujve. Ata shihen duke vallëzuar në “natën e kulturës” së popujve të Serbisë dhe Palestinës. Eventi ishte organizuar nga presidenti i diasporës studentore palestineze në Serbi. Në anën tjetër ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan që njihet për deklaratat e tij kundër pavarësisë së Kosovës së fundi ka “kërcënuar” Kosovën për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Nabhan tha se Kosova, e cila, thotë ai, “nuk është ende shtet”,…

Lexo më shumë

Gjeloshaj: Mediat në gjuhën shqipe të padëshirueshme nga Kryeministri

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, e qortoi Kryeministrin, Zdravko Krivokapiq, sepse nuk i ftoi përfaqësuesit e mediave në gjuhën shqipe në dialog në ndërtesën e Qeverisë. Kryeministri Zdravko Krivokapiq takohet me përfaqësuesit e mediave… ashtu siç pritej nga ai, mediat në gjuhën shqipe janë të padëshirueshme, shkruan Gjeloshaj në reagimin e tij në facebook. Kryeministri, Zdravko Krivokapiq dhe Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias, Tamara Srzentiq vazhduan dialogun me mediat. Në takimin e sotëm në Qeveri morën pjesë përfaqësues të medias së shkruar, ndërsa javën e…

Lexo më shumë

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve 15 jetë të humbura dhe 537 të infektuar

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e infektimit me koronavirus kanë vdekur 15 pacientë dhe janë vërtetuar 537 raste të reja të infektimit , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Laboratorët e Institutit për shëndetin publik të Malit të Zi dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e virusit të ri korona deri sot në ora 15 kanë përfunduar analizën dhe këtij Instituti ia kanë dorëzuar rezultatet për 1973 mostra në koronavirusin e ri në mesin e të cilave 537…

Lexo më shumë

Sot fillon vaksinimi me vaksinat kineze

Prej ditës së sotme në Mal të Zi do të fillojë përdorimi i vaksinës kineze për kategoritë më të rrezikuara. Mali i Zi disponon 30.000 doza të kësaj vaksine , mjaftueshëm për te imunizuar 15.000 persona. Nga ISHP thonë se procesi i imunizimit do të përshpejtohet pasi të sigurohet numër më i lartë i vaksinave dhe kalimit në imunizimin e kategorive të tjera popullsisë. Deri të dielen në Mal të Zi janë vaksinuar rreth 5021 persona, çka përbën vetëm 5% të popullsisë së rrezikuar të vendit.

Lexo më shumë