Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova ende nuk e ka pronësinë mbi pasurinë e saj në shtetet që përbënin ish-Jugosllavinë. Kosova ka prona të shumta në shtetet e kësaj ish federate, e vetëm në shtetin e Malit të Zi ka mbi 35 prona. Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit refuzoi padinë që pretendon se kompania Rekreaturs u ka vjedhur pronën e tyre prej 33 mijë metrash katrorë në plazhin e Kamenovës. .. Gjithashtu AKP ka ngritur…
Lexo më shumëKreu i Tuzit i reagon kryeministrit të Malit të Zi pas deklaratës për pavarësinë e Kosovës
Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, për deklaratën e tij se njohja e Kosovës ka qenë gabim. Në mesazhin e Kryeministrit të Malit të Zi Zdravko Krivokapić se ai nuk do ta njohë Kosovën, Presidenti i Komunës së Tuzi Nik Gjeloshaj tha se jemi dëshmitarë që Kryeministri ndryshon pikëpamjet e tij herë pas here dhe se është e neveritshme të komentosh në ndonjë vendim të tij. “Ne jemi dëshmitarë që kryeministri i ndryshon qëndrimet dhe pikëpamjet e tij herë pas here.…
Lexo më shumëKryeministri i Malit të Zi: S’do ta kisha njohur Kosovën kurrë, nëse tani e tërheqim vendimin, bie Qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka folur për mediumin serb, “Blic” në lidhje me Kosovën dhe se si shihet ajo në shtetin që ai udhëheq. Krivokapiq tha se “për një pjesë të popullsisë, [Kosova] është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë”. Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë. “Nëse do të isha kryeministër i Malit…
Lexo më shumëSHQIPTARËT NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË
Ismet Azizi: Vlerësohet se sot në Bosnjë dhe Hercegovinë (B dhe H) jetojnë 8 deri në 10 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë një nga pakicat më të mëdha në këtë shtet. Nga këto llogaritje përjashtohet Republika Serbe ku nuk jeton pothuajse asnjë shqiptar dhe ku çështja shqiptare shikohet nën prizmin e çështjes së Kosovës.. Sipas kushtetutës së B dhe H, shqiptarët, sikurse edhe pakicat tjera, konsiderohen “të tjerë”, dhe ata nuk mund të zgjidhen si anëtarë të Presidencës ose të jenë delegatë të Kuvendit Popullor të këtij shteti. Disa përfaqësues…
Lexo më shumëOsmani flet për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me lokacionin e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izraelin që njohu Kosovën nga marrëveshja e Uashingtonit, në mes të Kosovës dhe Serbisë. Osmani në RTV 21 ka thënë se qeveria (Kurti) do të koordinohet për çdo veprim me Administratën Biden. Madje Osmani tha për SHBA’në se atje është Jerusalemi i Kosovës. “Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA’në dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Osmani. Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Glauk Konjufca…
Lexo më shumë