Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po ballafaqohen me valën e të ftohtit dhe në veçanti Teksasi, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, vullnetarët kanë filluar t’i ndihmojnë për të tejkaluar këtë krizë. Mes tyre është edhe çifti i bashkëshortëve, shqiptar nga Kosova Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, të cilët janë pronarë të restorantit Bella Italia Ristorante në Teksas, të cilit hapën dyert për të gjithë ata qytetarë në nevojë. Madje treguan edhe njëherë zemërgjerësinë dhe mikpritjen e traditën shqiptare – se duhen ndihmuar të tjerët në ditët…
Lexo më shumëNë Kala u ndërtuan shumë objekte të cilat nuk janë në pajtim me ligjin, andaj s’jemi në UNESCO
Kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga deklaroi se nuk është i kënaqur me raportin njerkëzues të institucioneve të kulturës karshi lokaliteteve historike në Ulqin. “Përfaqësuesit e këtyre institucioneve rrallëherë erdhën. Pak kohë më parë u shemben bedenat e Kalasë për shkak të pakujdesit dhe bërjes, respektivisht mosbërjes, së individëve”, tha ai për të përditshmen “Dan”. Sipas fjalëve të tija, u ndërtuan shumë objekte në Kala të cilat nuk janë në pajtim me dispozitat dhe normat ligjore. “Faktori njerëzor kontribuoi më së shumti, dhe ndërtimi i objektit i cili nuk ka…
Lexo më shumëGERMIN: Deri tani janë refuzuar mbi 6 mijë vota të diasporës
Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Përmes një postimi në Facebook, nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar. Sipas kësaj organizate, një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi…
Lexo më shumëShoqata “Kraja” edhe këtë vit ndan bursa për studentë në vendlindje (video)
Shoqata atdhetare “Kraja” me seli në New York, përveç aktiviteteve të tjera humanitare, do të vazhdojë edhe me shpërndarjen e bursave për studentët nga kjo trevë. Shpallja u publikua nëpërmjet rrjeteve sociale, ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë instruksionet e nevojshme, por për një sqarim edhe më të detajuar, iu drejtuam kryetares së degës së kësaj shoqate në Krajë, Medina Cura. Ajo thotë se të drejtë për aplikim kanë studentët nga Kraja, kurse sa i përket seleksionimit, aplikimet në të kaluarën pothuajse nuk janë refuzuar asnjëherë, por megjithatë…
Lexo më shumëLirak Çelaj: Humbja e PDK-së është debakël i partisë dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë rezultat
Kërkohet përgjegjësi brenda Partisë Demokratike të Kosovës për humbjen në zgjedhje, por vlerësohet se reformat brenda partive nuk japin efektet e pritura. Në PDK janë shtuar zërat që kërkojnë nevojën për më shumë reforma pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje. Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj thotë se humbja nuk mund të kalojë në heshtje dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin. “Është një humbje, debakël i partisë dhe duhet të ulemi të diskutojmë se çfarë ka ndodhur dhe çka duhet të veprohet. Dikush duhet të…
Lexo më shumë