GERMIN: Deri tani janë refuzuar mbi 6 mijë vota të diasporës

Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Përmes një postimi në Facebook, nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar. Sipas kësaj organizate, një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi…

Lexo më shumë

Shoqata “Kraja” edhe këtë vit ndan bursa për studentë në vendlindje (video)

Shoqata atdhetare “Kraja” me seli në New York, përveç aktiviteteve të tjera humanitare, do të vazhdojë edhe me shpërndarjen e bursave për studentët nga kjo trevë. Shpallja u publikua nëpërmjet rrjeteve sociale, ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë instruksionet e nevojshme, por për një sqarim edhe më të detajuar, iu drejtuam kryetares së degës së kësaj shoqate në Krajë, Medina Cura. Ajo thotë se të drejtë për aplikim kanë studentët nga Kraja, kurse sa i përket seleksionimit,  aplikimet në të kaluarën pothuajse nuk janë refuzuar asnjëherë, por megjithatë…

Lexo më shumë

Lirak Çelaj: Humbja e PDK-së është debakël i partisë dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë rezultat

Kërkohet përgjegjësi brenda Partisë Demokratike të Kosovës për humbjen në zgjedhje, por vlerësohet se reformat brenda partive nuk japin efektet e pritura. Në PDK janë shtuar zërat që kërkojnë nevojën për më shumë reforma pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje. Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj thotë se humbja nuk mund të kalojë në heshtje dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin. “Është një humbje, debakël i partisë dhe duhet të ulemi të diskutojmë se çfarë ka ndodhur dhe çka duhet të veprohet. Dikush duhet të…

Lexo më shumë

Shërbimet funerale dhe lamtumira e fundit për atdhetarin Shaqir Gashi

Si ju kemi bërë të ditur ka ndërruar jetë dje në SHBA, veprimtari i shquar i komunitetit tonë, Shaqir Gashi. Më poshtë vijojnë njoftimet për ceremoninë e lamtumirës. Shërbimet funerale  Të shtunën, 20 shkurt Ora: 3:00 PM – 9:00 PM Farenga Bros 920 Allerton Ave Bronx, New York 10469 Varrimi Të dielën, 21 shkurt Ora: 11:00 am Kensico Cemetery (Valhalla, New York) 273 Lakeview Ave, Valhalla, NY 10595 Për më shumë informacione: 917-495-3574

Lexo më shumë

KRIM I RËNDË NDAJ KAFSHËVE TË MBROJTURA

Dy persona nga Berane janë  prangosur për vrasjen e një arushe. Dy persona nga Berane janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e një arushe dje në fshatin Rëzhanicë, njoftoi Administrata e Policisë e Malit të Zi. Ata u ndaluan për 72 orë. Policia i tha  gazetës Vijesti se ata konfiskuan armën, morën “dorezën e parafines” nga dy të rinj që dyshohet se e kishin kryer këtë vepër dhe se ata shpresojnë që çështja të zgjidhet. Policia ndaloi dy persona nën dyshimin se ata vranë një arushë në fshatin Rovci dje,…

Lexo më shumë