Është sulmuar me gurë në Berane autobusi me turistë-skiatorë kosovarë të kishin shkuar për skijim në shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi, njofton Insajderi. Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook. Kardovic ka thënë se ngjarja e sotme ia kujton vitet e 90-ta, ndërsa ka bërë të ditur se policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Ai ka thënë se nuk është hera e parë kur janë sulmuar autobusët me turistë kosovarë që…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA GJONBALAJ
Njoftojmë komunitetin miqtë, shokët dhe dashamiret se sot më 16 Shkurt 2021 në State Island New York ndërroj jetë ne moshën 80 Vjeçare më i dashuri ynë BEKË (SELIMI) GJONBALAJ – 16 Maj 1941-16 Shkurt 2021 Trupi i te ndierit do te te jetë i ekspozuar nesër me datën 17 Shkurt 2021 ne Funeralin qe gjendet ne këtë adrese: 184 Canal Street, Staten Island, NY 10304, duke filluar nga ora 5:00PM gjerë ne ora 9:00PM. Ju lusim qe duke marr parasysh kohen qe jemi duke kaluar me pandemi te keni…
Lexo më shumëMali i Zi do të blej 2 aeroplanë për kompaninë e re ajrore
Mali i Zi do të bëhet pronari i përhershëm i dy aeroplanëve për 21 milion dollarë, njoftoi sot, Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq. “Sot u realizua një hap i madh drejt rivendosjes së fluturimeve – Marrëveshje e vjetër katastrofale, e qiramarrjes së aeroplanëve mes MA dhe GECAS që parashikonte ndëshkime dhe kosto prej 43 milion dollarë është zëvendësuar me atë të blerjes që do ta bëjë shtetin pronarin e përhershëm të dyaeroplanëve për 21 milion dollarë “, njoftoi Spajiq në Twitter.
Lexo më shumëKongresi Panshqiptaro Amerikan dhe Kamberi takim virtual për të diskutuar racizmin në Serbi
Drejtorët e Bordit të Kongresit Panshqiptar Amerikan (KPA) u takuan me z. Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së dhe deputet i Parlamentit të Serbisë. Në takim u diskutua si të punohet bashkë për të çrrënjosur racizmin instituticional në shtetin e Serbisë. Manifestimi më i ri i racizmit të tillë ishte vendimi i Gjykatës së Lartë Serbe për të shpallur si të ligjshëm termin përbuzës “shiptar”. “Me këtë vendim, si dhe me shkeljen e të drejtave themelore për arsimim, punësim, shprehje kulturore, përfshirë pasivizimin sistematik të adresave të shqiptarëve, fshierjen e emrave…
Lexo më shumëBiden i shkruan Osmanit për Ditën e Pavarësisë: Kosova ka vend special në familjen time
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar letër ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidenti amerikan në letër thotë se Kosova ka vend special në familjen e tij, për shkak të punës që ka bërë djali i tij këtu. Biden i ka shkruar Osmanit për pritjet e SHBA’së që dialogu i Kosovës me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke. Të njëjtën ia kishte shkruar edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në ditën e Shtetit. Megjithatë, ndryshe…
Lexo më shumë