Në Plavë 48 raste aktive me koronavirus, në Guci 11

Sot, janë regjistruar në Mal të Zi. 472 raste të reja të koronavirusit. Nga një rast i ri pozitiv është regjistruar në Plavë dhe një në Guci, kështu që tani  janë raste aktive në Plavë aktive 48 , ndërsa numri i rasteve të regjistruara në Guci është 11. Numri më i madh i të infektuarve është në Podgoricë – 3,160, ndërsa më i vogli në Savnik, pesë raste pozitivë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 8,742.

Lexo më shumë

Herkulesi nga Gucia

Karriera e marrjes së tij me disiplinën sportive bodybuilding është mjaft e pasur dhe e suksesshme. Ka arritur rezultate të rëndësishme me pjesëmarrje në gara shtetërore dhe ndërkombëtare në vitet ‘70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar. Herkulesi gucian Rafet Kolenoviq ka fituar një mori mirënjohjesh në Slloveni, Australi e Amerikë Në të kaluarën e largët – në kohën e ish-Jugosllavisë, por edhe në atë të afërt, në kohën e sistemin pluralist, treva e Plavës dhe Gucisë ka dhënë një numër të konsiderueshëm personalitetesh, të cilët kanë bërë emër dhe…

Lexo më shumë

Profesionist me vizion të gjerë shkencor

Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, dikur ishte njëri ndër vendbanimet më të mëdha në Komunën e Plavës. Aso kohe, numëronte mbi 200 familje me mbi 1200 banorë tërësisht të popullatës shqiptare. Është fshat piktoresk përballë Alpeve të thepisura shqiptare, e rrëzë bjeshkëve të larta me pyje e kreshta: Bjeliçit, Ropojanit e Zastanit, me pozitë kodrinore, me bukuri e atraksione të rralla natyrore (kanione, ujëvara, lugina, bregore e shpella), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizitorëve nga komuna, por edhe e turistëve mysafirë anekënd botës, të cilët fitojnë…

Lexo më shumë

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi: Njohja e Kosovës një turp i madh

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe anëtari i Fronit Demokratik, Strahinja Bulajic, ka thënë se vendimi i Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve kundër Rusisë kanë qenë dy turpet më të mëdha në historinë e Malit të Zi. Në një intervistë për “Borba”, Buljaic ka folur se si Mali i Zi duhet që të ndërtojë raporte miqësore me Serbinë, që sipas tij është partneri më i fort ekonomik në rajon. Ai ka folur për serbët duke i konsideruar si…

Lexo më shumë

Video mesazh për Plavë-Guciasit me banim në Kosovë nga, Bernarda Radoncic kandidate LVV për deputete

Bernarda Radoncic kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në parlamentin e Republikës së Kosovës përmes një video  mesazhi ju ka drejtuar bashkëvendësve te saj me banim ne Kosove qe ta përkrahin kandidimin e saj për deputete ne parlamentin e RKS. Postimi i plotë Përshëndetje te dashur bashkëvendës nga Plave Gucia kudo qe gjendeni, ne Plave Guci dhe ne tere globin Fillimisht shpreh konsideratat e mija me te larta qe unë ndiej nga thellësia e shpirtit tim për këtë treve, qe gjithmonë me ka bere krenare për rrënjët e origjinës time,…

Lexo më shumë