Gjenerali i Maleve kreshnike: Çelë Shabani dhe Lavdia e Rugovës

Çelë Shabani lindi në Stakaj të Rugovës rreth viteve 1810, atëherë kur Rugova valëvitej nëpër luftëra e beteja të njëpasnjëshme për jetë a vdekje. Lindi atëherë kur Rugova nisi zanafillën e saj hisorike e të lavdishme, me të cilën sot krenohen të gjitha trojet shqiptare. Çelë Shabani është njëri prej bijve më të njohur të Rilindjes kombëtare, që më bëmat e tij heroike, bashkë me bajraktarin e Rugovë- Sali Jahën më së gjashtë dekada më radhë udhëhoqën Rugovën nëpër luftëra, beteja, e kuvende, aty ku vendosej për fatin e Shqiperis…

Lexo më shumë

Shtatë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri. Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një. Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TË PAME ~ Nga Familja Fazliu

Miq, familjarë dhe dashamirë, Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurës sonë, Rabije Sopi Fazliu, sipas traditave, djemtë e të ndjerës, Osmani dhe Limani, hapin të pamen për burra dhe gra të dielën, më 28 Dhjetor 2025, nga ora 10:00 AM deri në 4:00 PM, në: Royal Regency Hotel 165 Tuckahoe Road Yonkers, New York 10701 Për çdo informacion, ju lutemi kontaktoni në numrin: 📞 917-412-6899 Me respekt, Familja Fazliu Redaksia e portalit tonë i shpreh familjes Fazliu ngushëllimet më të sinqerta.

Lexo më shumë

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare

Pas dekadash izolimi dhe një emigrimi masiv, Shqipëria po rikthehet tek rrënjët e saj kulinare falë gjysheve që kanë ruajtur dhe transmetuar traditat e gatimit. Tefta Pajenga, 76 vjeç, është një nga shumë gjyshe shqiptare që tani shfaqen në televizion për të mësuar gjeneratat e reja recetat tradicionale. Në emisionin e saj kombëtar, ish-mësuesja udhëzon gra të reja dhe shtëpiake se si të përgatisin japrakë – gjethë hardhie të mbushura me oriz dhe erëza, një pjatë e shijshme dhe e veçantë që shpesh përgatitet gjatë festave fetare, si muslimane, ashtu…

Lexo më shumë

Kriporja e Ulqinit drejt rilindjes: Themelimi i Ndërmarrjes Publike hap kapitull të ri për këtë zonë të çmuar ekologjike

Pas një procesi të gjatë negociatash dhe konsultimesh, Komuna e Ulqinit, Ministria e Ekologjisë dhe Ministria e Financave kanë arritur një marrëveshje historike që përmbyll të gjitha procedurat për themelimin e Ndërmarrjes Publike “Kriporja e Ulqinit”. Ky vendim, i mbështetur nga përfaqësues të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i hap rrugë rikthimit të kësaj zone unike ekologjike në funksion të qytetit dhe komunitetit lokal. Kriporja e Ulqinit, e njohur ndërkombëtarisht për biodiversitetin dhe rëndësinë e saj si habitat për shpendët shtegtarë, prej më shumë se dy dekadash ishte e…

Lexo më shumë