Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vizitojnë Ulqinin dhe Malësinë

Me iniciativë të përbashkët të Këshillave Kombëtare Shqiptare në Mal të Zi dhe në Serbi, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet tyre, u realizua një vizitë e të rinjve nga Lugina e Preshevës në trevat shqiptare të Malit të Zi. Të rinjtë fillimisht vizituan selinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ku u pritën nga kryetari i këtij institucioni, z. Faik Nika. Në fjalën e tij përshëndetëse, Nika shprehu kënaqësinë që nisma e bashkëpunimit ndërmjet dy këshillave po nis pikërisht me të rinjtë, të cilët përfaqësojnë…

Lexo më shumë

DËSHMI ARKIVORE  MBI  PRONAT NË ZONËN KUFITARE SHQIPËRI-MALI I ZI

Hajrullah Hajdari, PRONAT DYPALËSHE të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, Botoi:Art Club, Ulqin, 2019 Pas dy botimëve të mëparshme  “Shqiptarët në Malë të Zi nga Kongresi i Berlinit e deri në vitin 1941”(2016) dhe “Ulqini në dokumentat malazeze nga viti 1880 e deri më  1915”(2018), ditë më parë Hajro Hajdari opinionit i prezantohet më botimin më të ri me titull “PRONAT DYPALËSHE të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi”, Botuar nga Art Club-i, Ulqin, 2019.  Nga Nail  Draga Nga vet titulli del se kemi të bëjmë me…

Lexo më shumë

Më pak turq drejt Malit të Zi pas vendosjes së regjimit të vizave

Qytetarët turq që dëshirojnë të udhëtojnë në Mal të Zi duhet të pajisen patjetër me vizë. Për këtë, ata duhet të dorëzojnë dokumentet personalisht në Ambasadën ose Konsullatën e Malit të Zi në Turqi. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) nuk ka marrë ende përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme për kohën që merr miratimi dhe lëshimi i vizës. Pas hyrjes në fuqi të regjimit të vizave më 30 tetor, aeroportet e Malit të Zi raportojnë një rënie të ndjeshme të numrit të udhëtarëve nga Turqia.…

Lexo më shumë

Mali i Zi shkurton qëndrimin e të huajve: nga 90 në 30 ditë për vendet jashtë politikës së BE-së

Këshilli për Siguri Kombëtare i Malit të Zi ka miratuar masa të reja që synojnë forcimin e kontrollit ndaj të huajve dhe përafrimin me politikat e Bashkimit Evropian. Në mbledhjen e djeshme, të kryesuar nga kryeministri Milojko Spajiq, u vendos që Ministria e Punëve të Brendshme të ndryshojë Rregulloren për regjimin e vizave. Sipas ndryshimeve, shtetasit e vendeve që nuk janë të harmonizuara me politikën e vizave të BE-së, e që aktualisht hyjnë në Mal të Zi pa viza, do të mund të qëndrojnë vetëm 30 ditë, në vend të…

Lexo më shumë

Pse Shqiptarët e Amerikës kanë rënë në gjumë duke heshtur para veprimeve të mbrapshta të Gjykatës Speciale të Hagës

Gjekë GjonlekajNew York Menjëherë pasi ishte burgosur Fatmir Limaj, unë shkova në Hagë për ta vizituar. Për faktin se kisha arritur një ditë përpara se Fatmiri të dilte në Gjyq, pata rastin t’i shohë dëshmitë e Sllobodan Millosheviqit dhe në fytyrën e tijë të zymtë vihej re një urrejtje e papërmbajtur, duke akuzuar ish ambasadoin amerikan në Kroaci se gjoja ai dhe gjeneralët amerikanë kishin mbështetur spastrimin etnik të Krainës.Megjithëse e kuptonte mirë anglishten, Millosheviqi refuzonte të fliste në këtë gjuhë – edhe pse anglishtja ishte gjuhë zyrtare e Gjykatës…

Lexo më shumë