Komuna e Ulqinit në prag të festës së Vitit të Ri do të ndajë 526 pako për fëmijë

Edhe për kundër situatës së vështirë ekonomike Komuna e Ulqinit  edhe ketë vit ka  siguruar 526 dhurata për femijët e punetorëve të administratës lokale, ndermarrjeve që financohen nga buxheti , Qendrave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, çerdheve e kopshteve private dhe shoqerore.   Kryetari Loro Nrekiq zyrtarisht do të vizitojë Qendrën Ditore  për fëmijë ,,Sirena,, dhe në prag të festave  do të bëjë dorëzimin e dhuratave.   Sipas tij, periudha e  festave  është  moment për të gjithë  që kanë mundësi  të ndihmojnë të  tjerët e të bëhen solidar ashtu…

Lexo më shumë

Nga sot për t’u futur në Mal të Zi duhet testi negativ PCR, tranziti i lirë

Prej ditës së sotme (22 Dhjetor) deri në datë 11 Janar 2021 të gjithë ata që do duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë. Kjo masë e re e vendosur nga ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi do të prekë të gjithë shtetasit e huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë. Këtyre të fundit do t’i mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend pa mundësi qëndrimi. “Ministria për Evropën dhe Punët e…

Lexo më shumë

Shqipëria, do të financoi rindërtimin e shkollës së vetme në gjuhën shqipe në Dacaj-Rozhajë

Shqipëria, do të financoi rindërtimin e shkollës së vetme në gjuhën shqipe në Dacaj-Rozhajë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, njoftoi se qeveria shqiptare ka vendosur të marrin përsipër një pjesë të rindërtimit të shkollës së vetme në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës, pas dëmeve madhore të shkakëtuara nga zjarri në muajin maj. Cakaj njofton, se pēr këtë nuk do të kujdesen vetem duke rindërtuar godinën, por edhe duke siguruar materialet e nevojshme arsimore për të gjithë nxënësit shqiptarë atje. Lexoni postimin e plotë të…

Lexo më shumë

ZYRTARE: KUSHTETUESJA HEDH POSHTË VOTËN E ARIFIT, KOSOVA SHKON NË ZGJEDHJE

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. Vendimi është publikuar të hënë mbrëma në faqen e Kushtetueses. Vendimi i plotë Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën: 1. KO 95/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e shkurtër të vendimit (teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën…

Lexo më shumë

Atmosferë festash në Tuz-Malësi, për herë të parë, hapet “Pazari i Dimrit”

Në prag të festave të fundvitit, nën organizimin e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të Komunës së Tuzit, për herë të parë, hapet ,,Pazari i dimrit në Malësi”, i cili do të mbahet në periudhën prej më 21 dhjetor 2020, deri më 08 janar 2021. Në këtë Pazar, do të gjenden produkte të ndryshme nga ndërmarrësit dhe shoqëritë afariste nga treva e Komunës së Tuzit, të cilët merren me veprimtari të ndryshme të artizanatit, kafeneve, punëve artistike etj. Malesia.Org

Lexo më shumë