P Ë R K U J T I M: Gjykë Hasangjekaj-Qosaj

Gjykë Hasangjekaj-Qosaj  16.02.1938 – 17.11.2017 Sot bahen 3 vite pa ty nëna e jonë. Vdekja të mori nga ne por jo nga zëmrat tona. Vitet  po kalojnë por malli, dashuria dhe kujtimi për Ty nuk shuhet kurrë. Mungesa jote përditë po vërehet. Do mbetesh gjithmonë në zëmrat tona, Oj e dashura nënë. Me shumë mall të përkujtojnë: Bashkëshorti, djali dhe vajzat, nipat dhe mbesat nga Plavë Gucia , Kosova dhe Gjermania.

Lexo më shumë

TKN: Kufizimet nuk vlejnë për ata që kalojnë kufirin

Masat kufizuese të TKN nuk vlejnë për kalimet e kufirit, njoftohet sot nga ky institucion. Ata sqarojnë se qytetarët që udhëtojnë për jashtë vendit apo hyjnë në Mal të Zi, mund të qarkullojnë edhe pas orarit të kufizimeve, nëse posedojnë vulën e kalimit kufitar.  Masat e sjellura nga TKN, ndalojnë qarkullimn nga ora 21.00 deri në orën 5.00 të mëngjesit, dhe këto masa vlejnë deri më  1 dhjetor.

Lexo më shumë

Lajmi i fundit BBC World Service: Tjetër vaksinë anti-Covid, 95% efektive

Pas lajmit para pak ditësh se ishte zbuluar vaksina anti-Covid me efikasitet 90%, tashmë një tjetër vaksinë pretendon se ka shënuar sukses ndaj COVID-19. BBC shkruan se vaksina e prodhuar nga kompania amerikane Moderna mbron 95% nga COVID-19 dhe po planifikon që për punë javësh të aprovohet. Ajo u provua në 30 mijë njerëz në SHBA, gjysmat e të cilëve morën dy doza të vaksinës në katër javë diferencë, të tjerët morën infeksione. Vetëm një javë më parë kompanitë Pfizer dhe BioNTech lajmëruan se kishin arritur një vaksinë të suksesshme…

Lexo më shumë

Historianët e Deçanit: Hoti të bëjë publike marrëveshjen për rrugën Deçan-Plavë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Deçan, ka kërkuar sërish nga kryeministri Avdullah Hoti që të publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor 2020, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, marrëveshje kjo e negociuar nga ai personalisht dhe palët e tjera të prekura në këtë projekt. Në një komunikatë për media thuhet se mos publikimi i kësaj marrëveshje nga Qeveria e Kosovës, është një sinjal i keq për Deçanin dhe banorët e tij dhe se askush nuk ka të drejtë të bëjë marrëveshje të këqija…

Lexo më shumë

Vdes zyrtari i UDSH-së Dritan Alaj

Kumtesë për opinion e Unionit Demokratik të Shqiptarëve Të dielën në Qendrën Klinike të Malit të Zi ndërroi jetë sekretari gjeneral i partisë tonë dhe këshilltari në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Dritan Alaj (38). Kjo është humbje e pazëvendësueshme para së gjithash për familjen e tij, por edhe për partinë tonë, sepse Dritani ishte vigan në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Po ashtu, kjo është humbje e madhe edhe për shumë qytetarë të Ulqinit dhe Tivarit, sepse Dritani me punën e tij të përkushtuar në Njësinë Zonale të…

Lexo më shumë