Lajmi i fundit BBC World Service: Tjetër vaksinë anti-Covid, 95% efektive

Pas lajmit para pak ditësh se ishte zbuluar vaksina anti-Covid me efikasitet 90%, tashmë një tjetër vaksinë pretendon se ka shënuar sukses ndaj COVID-19. BBC shkruan se vaksina e prodhuar nga kompania amerikane Moderna mbron 95% nga COVID-19 dhe po planifikon që për punë javësh të aprovohet. Ajo u provua në 30 mijë njerëz në SHBA, gjysmat e të cilëve morën dy doza të vaksinës në katër javë diferencë, të tjerët morën infeksione. Vetëm një javë më parë kompanitë Pfizer dhe BioNTech lajmëruan se kishin arritur një vaksinë të suksesshme…

Lexo më shumë

Historianët e Deçanit: Hoti të bëjë publike marrëveshjen për rrugën Deçan-Plavë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Deçan, ka kërkuar sërish nga kryeministri Avdullah Hoti që të publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor 2020, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, marrëveshje kjo e negociuar nga ai personalisht dhe palët e tjera të prekura në këtë projekt. Në një komunikatë për media thuhet se mos publikimi i kësaj marrëveshje nga Qeveria e Kosovës, është një sinjal i keq për Deçanin dhe banorët e tij dhe se askush nuk ka të drejtë të bëjë marrëveshje të këqija…

Lexo më shumë

Vdes zyrtari i UDSH-së Dritan Alaj

Kumtesë për opinion e Unionit Demokratik të Shqiptarëve Të dielën në Qendrën Klinike të Malit të Zi ndërroi jetë sekretari gjeneral i partisë tonë dhe këshilltari në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Dritan Alaj (38). Kjo është humbje e pazëvendësueshme para së gjithash për familjen e tij, por edhe për partinë tonë, sepse Dritani ishte vigan në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Po ashtu, kjo është humbje e madhe edhe për shumë qytetarë të Ulqinit dhe Tivarit, sepse Dritani me punën e tij të përkushtuar në Njësinë Zonale të…

Lexo më shumë

Mali i Zi ri-mbyllet: Gjendje e rënduar si rrjedhojë e përhapjes së Covid 19

Trupi Nacional Koordinues, sot ka marre vendim qe nga dita e Diele , te ashpërsohen masat. Mbas sa kohesh, edhe Mali Zi e kthehet mbylljes,  si rrjedhojë e Covid 19 me ç’rast duhet te zbatohen këto vendime: 1. Nuk do te mund te dilet nga objekti banues nga ora 21:00 deri ne 5:00 mëngjesit, 2. Objektetet qe ofrojnë shërbime te gastronomisë dhe shitjes do te punojnë vetëm  deri ne ora 20:00; 3.Maksimum 4 persona ne një vend; 4. Ndalohet lëvizja nder komunave ne vikend. 5. Objektet fetare pa qytetare.

Lexo më shumë

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi shtyhet për më 2 dhjetor

Pas debateve lidhur me caktimin e mbledhjes së Kuvendit të Malit të Zi më 24 nëntor, datë e cila përkon me mbajtjne e Kuvendit famëkeq të Podgoricës në vitin 1918, klubet ranë dakord që e njëjta të shtyhet për më 2 dhjetor. Këtë e ka njoftuar në rrjetet sociale vetë kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq. Disa klube patën ankesa lidhur me caktimin e kësaj datë për votimin e qeverisë së re të vendit, edhe pse në të njëjtën datë u votua kryetari i Kuvendit të mëparshën, Ivan Brajoviq.

Lexo më shumë