Nimanbegu pas takimit me Krivokapiq: Do të insistojmë në realizimin e programit tonë

Sot në Podgoricë u mbajt takimi i  të mandatuarit për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq dhe përfqësuesve të Listës Shqiptare. Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu, tha se në takimin e sotëm është diskutuar kryesisht për prograimin e qeverisë si dhe janë parashtruar kërkesat që ka ky koalicion në lidhje me këtë program, e që kryesisht kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, por jo vetëm, të trevave ku jetojnë shqiptarët. Nimanbegu tha se në këtë takim nuk është diskutuar për postet eventuale…

Lexo më shumë

DRITAN ABAZOVIQ MERR DIKASTERET E SIGURISË, ACAROHEN SERBËT

Qeveria e re e Malit të Zi, e cila konfigurohet zyrtarisht ditën e diel, ka marrë formën e saj dhe siç bëjnë të ditur mediat , gjithçka është arritur në momentin e fundit pas presionit të komunitetit ndërkombëtar. Shqiptari Dritan Abazoviq, që drejton partinë URA dhe ka 4 deputetë vitalë për mazhorancën e re do të mbajë dikasteret e Sigurisë; ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret. Këtë opsion e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë proserbe, por në fund ka qenë presioni i madh ndërkombëtar që ka ndikuar…

Lexo më shumë

Nisin bisedimet për formimin e qeverisë së Malit të Zi: Këto janë resorët që i dëshiron Dritan Abazoviq

Deri të dielën, sipas planit të mandatuarit për kryeministër të ri të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, palët duhet të paraqesin emra për pozicionet në Qeveri, ndërsa marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe zgjedhjen e ministrave është planifikuar deri më 30 tetor. Koalicioni “Bardh e Zi”, i udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Qytetare – URA, Dritan Abazoviq, siç ka mësuar televizioni vijesti, do të propozojë personel për sektorin e sigurisë që bashkëpunon me NATO-n. Ata pretendojnë se kanë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për këtë, si një parti që është e orientuar…

Lexo më shumë

AKSIONI HUMANITAR PËR NDËRTIMIN E SHTEPISË SË BASHKEVENDASIT TONË SHEFKET (ZENEL) HYSENAJ NË FSHATIN HOT, PLAVË

Shoqata: FONDACIONI HOTI I KUJIT: NEW YORK      Fondacioni HOTI I KUJIT nga NEW YORKU me përkrahjen e disa shoqatave dhe  aktivisteve, ka ndërmarr një aksion humanitar për te ndërtuar shtëpinë e një familje me kushte te renda ekonomike ne fshatin Hoti i Kujit qe gjendet ne komunën e Plavës. Ballafaqimi me jetën qe nuk është aspak i lehet ne këtë rajon te vendlindjes tone, shtyri bashkatdhetarët tanë që vendosen  per ti ndihmojmë kësaj familje thonë anëtarët e Shoqatës “Hoti I Kujit”. Ne si bashkatdhetarë duhet te ju ndihmojmë atyre…

Lexo më shumë

1958, New Chronicle: Nënë Tereza, murgesha shqiptare në Indi që di të bëjë mrekulli

Nga Aurenc Bebja, Francë – 11 Tetor 2020 “Paris-presse” ka botuar, të martën e 18 marsit 1958, në faqen n°4, shkrimin e gazetës britanike “News Chronicle” dedikuar Nënë Terezës dhe misionit të saj në Indi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Në Kalkuta Nënë Tereza është “doktor Schweitzer-i” i të paprekshmëve (të sëmurëve) Kalkuta, katër milion e pesëqind mijë banorë, qyteti më i mbipopulluar i Indisë së mbipopulluar, ku gjysma e popullsisë fle në rrugë, ka “Dr Schweitzer-in” e saj…

Lexo më shumë