LAJM MORTOR NGA FAMILJA GOÇAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë shokët dhe dashamiret se më 25 Gusht 2020 në Francë u nda nga jeta në moshën 79 vjeçare më i dashuri ynë RAMIZ MACULA GOÇAJ Varrimi i të ndierit bëhet ne vendlindje ne Vuthaj – Qosaj, ditën e mërkure me 2 Shtator 2020 në orën 12:00, në varrezat familjare. Funerali niset nga shtëpia e të ndierit; Të pikëlluarit bashkëshortja Marica djali iLiri, vajzat iliriana, Sofija, Saranda dhe Adelina si dhe farefisi i gjerë. Familjes Goçaj i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta

Lexo më shumë

Kush është Dritan Abazoviq/ Është në krye të partisë që e votojnë edhe serbët

Dritan Abazoviq është lindur ne 1985 në një familje shqiptare në Ulqin dhe është shkolluar në Universitetin e Malit te Zi si dhe në Universitetin e Sarajevës. Duke u nisur nga familja e tij shqiptare, shumëkush priste një politikan tjetër në Malin e ZI, krenar për flamurin kuq e zi, por Dritan Abazoviq, nuk shfaqet i tillë. Ai drejton një forcë politike në krye të së cilës janë malazezë dhe serbë, ndërsa gjuha shqipe nuk është pjesë, të paktën në publikimet në faqen zyrtare të Partisë URA, aksioni i bashkuar…

Lexo më shumë

Partia e Gjukanoviq në opozitë, Dritan Abazoviq zgjedh koalicionin me partitë pro serbe për qeverinë e re

Sot u mbajt një takim i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beciq dhe Dritan Abazoviq, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi. Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me…

Lexo më shumë

Sa vota fituan listat e shqiptarëve në zgjedhjet e djeshme në Mal të Zi?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare bazuar në 98.55 përqind të mostrës së përpunuar, sipas së cilës partitë shqiptare kanë fituar dy mandate, shkruan malësia.me. Lista Shqiptare ka fituar mbështetjen e 1.61% dhe 6.485 vota – 1 mandatë. Koalicioni Bashkë në Zë ka mbështjen e 1.16% dhe 4.675 vota – mandatë. Partitë shqiptare fituan mbi 11.000 vota duke rritur elektoratin krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016 që kishin rreth 9.500 vota.

Lexo më shumë

98.8% të votave të numëruara, Gjukanoviç fitues i zgjedhjeve në Mal të Zi

Thuajse ka përfunduar i tërë numërimi në Mal të Zi, i cili ka vënë si fituar partinë DPS të Milo Gjukanovic me një margjinë të vogël ndaj proserbëve. Gjukanovicit i duhet një koalicion për të siguruar shumicën në parlamentin malazez që ka 81 ulëse. Qendra për Transizionin Demokratik ka treguar rezultatin e numërimeve deri më tani. 1. Social Demokratët 4.13% 2. Partia Boshnjake 3.80% 3. SDP 3.09% 4. E zezë dhe e bardhë 5.53% 5. Koalicioni Shqiptar 1.37% 6. Vendimtar për Malin e Zi 35.44% 7. Për të ardhmen e…

Lexo më shumë