Nik Gjeloshaj, udheheqes i Listes Shqiptare, njekohesisht Kryetar i Komunes se Tuzit, ka deklaruar sot qe perkrah Beçiq per Kryetar Kuvendi, duke dhene edhe arsyet. Njeherit, duke qendruar konstruktiv dhe tjetra, duke arsyetuar se vete partia e Beçiq me perfaqesues Shtjefen Camaj, i ka dhene mundesine e krijimit te shumices parlamentare lokale ne Tuz. Gjithashu, edhe partia e Gjukanoviq eshte deklaruar duke thene qe as nuk do te votojne per e as kunder tij.
Lexo më shumëCamaj: Qytetarët e Malësisë, nga 1 tetori, të mos i paguajnë Podgoricës, faturat për mbeturina
Drejtori i SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj, gjatë seancës në Kuvendin e Komunës Tuzit, u bëri ftesë qytetarëve të Malësisë, që nga 1 tetori, të mos i paguajnë më Podgoricës, faturat për mbeturina. Camaj, ndër tjera theksoi se nga data 1 nëntor faturat do të vijnë për pagesë me vulë të SHPK “Komunale”-Tuz.Ndërkaq, për këtë, vendim ka sjellë kuvendi i Komunës së Tuzit, i cili edhe miratoi çmimet e sherbimeve.
Lexo më shumëNesër në Mal të Zi mbahet seanca konstituive e Parlamentit
Seanca konstituive e përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi do të mbahet nesër në Podgoricë. Në seancën e parë pas zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura më 30 gusht, do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e rinj të Parlamentit të Malit të Zi, si dhe kryetari dhe anëtarët e Këshillit administrativ, një organ punues parlamentar i ngarkuar me zgjedhjet dhe emërimet. Sipas parlamentit malazes, paraprakisht do të duhet të miratohet raporti i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe mandatet e çertifikuara të deputetëve.
Lexo më shumëZjarre masive në kufirin Mal i Zi-Shqipëri, Abazoviq kërkon ndihmën e NATO-s
Kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përfshihet nga zjarre masive. Siç bëjnë të ditur mediat malazeze, në Parkun Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, në kufi me Shqipërinë, kanë shpërthyer një numër i madh zjarresh, të cilat kanë vijuar prej dy ditësh. Partia Ura e Dritan Abazoviqit i bëri thirrje Drejtorisë për Situatat e Emergjencës që urgjentisht të ndërhyjë për në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarreve. Abazoviq ka shprehur indinjimin nga mosreagimi i autoriteteve dhe lënia e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës në duart e fatit. “Nëse…
Lexo më shumëUniversiteti i Prishtinës hap konkursin për studentët nga Mali i Zi për vitin akademik 2020/2021
Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të ri në vitin akademik 2020/2021. Këtë vit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të pranohen 76 studentë nga Mali i Zi. Më poshtë keni vegzën në lidhje me hapjen e Konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor për vitin akademik 2020/2021 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Lexo më shumë