U bë edhe zyrtarisht koalicioni shqiptar për komunën e Gucisë: LDSH-UDSH-ASH

Sot u nënshkrua marrëveshja e dakorduar dy ditë më parë në mes te subjekteve politike shqiptare që veprojnë në komunën e Gucisë. Marrëveshja mes tri (3) subjekteve politike shqiptare në Guci u arrit, për të mirën e përgjithshme të shqiptarëve të cilët e pritën këtë çast për shumë kohë. Detajet e marrëveshjes ne mes te tri subjekteve politike shqipatre, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, do të publikohen ditët në vijim. /Plava e Gucia Sot

Lexo më shumë

Në Mal të Zi 92% më pak turistë

Më Mal të Zi, në mesin e sezonit turistik janë të regjistruar vetëm rreth 15.000 turistë, që është 92 për qind më pak në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat të Organizatës turistike nacionale. Pronarët e hoteleve dhe apartamenteve i kanë përgjysmuar çmimet, në mënyrë që të tërheqin vizitorët, por situata nuk ka përmirësim. Mbyllja e kufijve me vendet fqinje dhe kufizimet për hyrjen e vizitorëve nga disa vende evropiane, e kanë mbytur edhe atë shpresë të pakët për një sezon sadopak normal turistik.…

Lexo më shumë

L’UNIVERS (1880) / PREMTIMI I ALI PASHË GUCISË NDAJ ULQINAKËVE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Gusht 2020 “L’Univers” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me premtimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Shqipëri Raguzë, 11 nëntor. Na shkruajnë nga Shkodra, me 9 nëntor : “Drejtuesit e lidhjes shqiptare, në një konferencë me drejtuesit e tjerë të vendit, kanë vendosur të rezistojnë me forcë. Ali Pasha nxit dhe inkurajon ulqinakët nga Gucia që të rezitojnë,…

Lexo më shumë