Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar një njoftim lidhur me hyrjen e qytetarëve të vendeve tjera në territorin e saj. Banorët e Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose një rezultat pozitiv të antitrupave për koronavirusin e ri (IgG) përmes testit serologjik – Elisa. Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me…
Lexo më shumëHedhet shorti për Zgjedhjet Parlamentare në MZ, 10 dhe 7 numrat e partive politike shqiptare
Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Parlamentare të cilat do të mbahen më 30 gusht në Mal të Zi. Në këto zgjedhje partitë politike shqiptare janë rënditur me këto numra, sipas shortit: Lista Shqiptare “Koha është tani”, e përbërë nga Forumi Shqiptar ( ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit, kanë numrin në fletën e votimit 10 ndërsa Koaliconi “Bashkë nji za”, i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal…
Lexo më shumëLAJM MORTOR NGA FAMILJA MARTINI-PRELVUKAJ
– Njoftojmë shokët, miqtë e farefisin dhe dashamirët që sot mẽ 14.08.2020. në moshën 75 vjeçare ndërroi jetë më i dashuri ynë ELEZ MARTINI (njohur si Elez Ramë Lam Bardhi- Prelvukaj) U lind në Gurz mẽ, 15 Mars 1945. -Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datën 15 Gusht 2020 nẽ varrezat e Martinave nẽ Gurz në ora 17:00 Të pikëlluar familja Martinaj nga: – Shqipëria, Kosova, SHBA, Martinaj dhe Anglia. Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjes, vellazerise Martini-Prelvukaj i shprehim ngushëllimet tona me te sinqerta.
Lexo më shumëMali i Zi hap kufijtë për qytetarët e, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Mali i Zi do të hap kufijtë për disa shtete të rajonit: Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë, Boban Mugosha theksoi se kufijtë do të happen për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë – Hercegovinës dhe Serbisë, përcjell .Plava e Gucia Sot. Ky vendim hyn në fuqi prej ditës së nesërme dhe se qytetarët e këtyre vendeve mund të shfrytëzojnë sezonin për pushime.Mugosha ka thënë se gjendja epidemiologjike me koronavirusin në këto vende po përmirësohet. Ai tha se do të definohen sot mënyrat për të hyrë…
Lexo më shumëAT GJERGJ FISHTA, POETI KOMBËTAR (Me rastin e 80 vjetorit të vdekjes)
Nga Nikë Gashaj At Gjergj Fishta vdiq më 30 dhjetor 1940 në Shkodër. Ceremonitë iu bënë në Kishën e Gjuhadollit nën përcjelljen e autoritetëve më të larta fetare dhe politike të kohës. Meshën e përmotshme e mbajti Imzot Gaspër Thaqi, arqipeshkvi i Shkodrës. Shtypi i kohës e pasqyroi tërë vdekjen e tij. Jehonë vdekjes së tij krahas shtypit fetar dhe jo fetar në Shqipëri i dha dhe shtypi botëror, sidomos ai italian, sepse personaliteti i Gjergj Fishtës i kishte kaluar kufijtë kombëtarë. Impresionues ishte edhe fjalimi i Aleksandër Xhuvanit në varrimin e…
Lexo më shumë