Kisha fantome serbe në Martinaj: Klerikët ultrancionalist vajtojnë për tokë të huaj

Në një portal serb të lidhur ngushtë me kishën serbe është botuar një shkrim shumë tendencioz për një kishe fantome ne fshatin Matinaj te Gucisë. Ne fakt kjo kishe e pa përfunduar kurrë në pronë të banorëve shqiptarë të fshatit Martinaj është bërë vend i provokimeve të serbeve ndaj shqiptarëve te Plave Gucisë dhe me gjerë. Qe absurdi të jetë më i madh në Marinaj nuk ka asnjë serb e ata, uzurpator dhe okupator te tokave shqiptare kërkojnë drejtësi për tokë të huaj: Shkrimi i plotë i përkthyer nga redaksie…

Lexo më shumë

Le Globe (1880) / Dekorimi i Ali Pashë Gucisë nga qeveria austriake, lajm që nuk do t’i shpëtojë askujt ! – Nga Aurenc Bebja (Francë)

Francë – 14 Korrik 2020 “Le Globe” ka botuar, të shtunën e 28 shkurtit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me dekorimin e Ali Pashë Gucisë asokohe nga qeveria austriake dhe reagimin që do të sillte ky lajm, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : “Thuhet se qeveria austriake i ka akorduar Ali Pashës, kreut të Lidhjes shqiptare, një dekoratë. Kemi të bëjmë këtu me një shenjë të mbështetjes morale të kabinetit të Vjenës ndaj shqiptarëve. Rëndësia e këtij…

Lexo më shumë

Pagoi 50 euro dhe u fut në Mal të Zi pa test për Covid-19, arrestohet turisti pasi tregoi ngjarjen në TV (video)

Një shtetas gjerman është arrestuar në Mal të Zi pasi gjatë një interviste ku pyetej se si po kalonte pushimet ai tregoi se si kishte korruptuar me 50 euro policët në pikën kufitare me Shqipërinë. “Unë udhëtova me makinë”, tregon ai. Ndërsa kur gazetari e pyet nëse kishte kalaur testin për Covid-19, ai thotë se jo. “Vetëm i futa 50 euro në pasaportë dhe kalova pa problem”, shton ai. Më poshtë është intervista e bërë në Tv Teuta.

Lexo më shumë

Situata më e re me koronavirus në Ulqin

Edhe një rast i ri me koronavius në Ulqin Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi në orët e pasdrekës së ditës së diel ka njoftuar për rastet e reja me koronavirus në Mal të Zi.  Nga të dhënat më të reja të Institutit  të shëndetit publik mësohet se në Komunën e Ulqinit sot është paraqitur 1 rast i ri me koroanvirus, shkruan Ulqini Online. Sot në tërë Malin e Zi janë paraqitur plot 57 raste të reja duke e çuar numrin e rasteve aktiv në 870 veta.

Lexo më shumë

Pandemia rrezikon seriozisht turizmin e Malit të Zi (Video)

Masat shtrënguese të ndërmarra nga autoritetet shëndetësore në parandalimin e COVID-19 kanë rrezikuar seriozisht ekonominë turistike në Mal të Zi dhe në veçanti në Ulqin. Operatorët turistik vlerësojnë se mbyllja e kufirit me vendet e rajonit ka ulur në mënyrë të theksuar aktivitetin turistik. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore dhe ato vendore mendojnë se është i domosdoshëm kufizimi i lëvizjes, pasi hapja e kufijve shkaktoi shpërthimin e ri të koronavirusit.

Lexo më shumë