Masat shtrënguese të ndërmarra nga autoritetet shëndetësore në parandalimin e COVID-19 kanë rrezikuar seriozisht ekonominë turistike në Mal të Zi dhe në veçanti në Ulqin. Operatorët turistik vlerësojnë se mbyllja e kufirit me vendet e rajonit ka ulur në mënyrë të theksuar aktivitetin turistik. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore dhe ato vendore mendojnë se është i domosdoshëm kufizimi i lëvizjes, pasi hapja e kufijve shkaktoi shpërthimin e ri të koronavirusit.
Lexo më shumëNdalohën shpërthimet në kanionin e lumit Cem
Siç njofton portali Malesia.me janë pezulluar të gjitha shpimet dhe shpërthimet në kanionin e lumit Cem deri në harmonizim me investitorin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, njotuan nga drejtoria për inspektim të punimeve, pasi që inspektori për ujë kryeu inspektimin. Në shtratin e lumit, të hënën në vendin ku po zhvillohet rikonstruksioni i rrugës Dinoshë-Cem i Trieshit, gjatë shpërthimit të kodrës, një sasi e madhe toke ra në shtratin e lumit. Inspektori për ujë, e njoftoi kompaninë Gruding 5, e cila është e ngarkuar me shpërthime, çfarë duhet…
Lexo më shumë25 Vjetori i Gjenocidit në Srebrenicë
Me 11 dhe 18 korrikut,1995 gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye akti i gjenocidit ne qytetin e rrethuar të Srebrenicës. Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë. Në ato ditë, trupat serbo çetnike të udhëhequra nga gjenerali famëkeq dhe kriminel lufte, Ratko Mlladiq, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë civile boshnjake. 8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë…
Lexo më shumë“Lek i madh”, Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli vijnë me këngë kushtuar fëmijëve të zyrtarëve shtetërorë
Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri. “Lek i madh” titullohet kjo këngë, e cila flet për fëmijët e shtresës së pasur dhe ata të raporteve të afërta me zyrtarët shtetërorë. Kënga është realizuar në studion e BlackFish Entertainment, gjersa tekstin e ka shkruar vet Genci. “OUT NOW !!!! PREMIERE !!!! P.S. Kanga nuk eshte per gjithe mashkujt por vetem per femije e te aferm te zyrtareve shteterore, politikaneve, biznismeneve pa nivel, trafikanteve dhe tjereve qe merren me pune te paligjshm”,…
Lexo më shumëZgjedhjet parlamentare në Mal të Zi në kohë të pandemisë dhe politikës kleronacionaliste
Qytetarët e Malit të Zi, do të votojnë në zgjedhjet parlamentare me 30 gusht, në një kohë të krizës së dyfishtë si asnjëherë deri më tash,e para nga pandemija e corona virusit dhe e dyta nga agresiviteti i KOS-it përmes politikës kleronacionaliste, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me veprimtari politike më aktive se partitë opozitare serbe, që paraqet rast të panjohur deri më tash në skenën politike në Mal të Zi, me pasoja në raportët shoqërore në këtë mjedis multinacioanal e multikulturor, përmes retorikës dhe ikonografisë serbomadhe si para…
Lexo më shumë