Miku mirë njihet në ditë të vështirë Nga Frank Shkreli Thonë se miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Në ditët më të vështira, Kongresmeni demokrat nga Nju Jorku, Z. Eliot Engel ka qenë dhe vazhdon të jetë mik shumë i mirë i shqiptarëve për një kohë të gjatë. Për aq gjatë, në të vërtetë, sa shpeshëherë e pyes veten se si nuk u lodh ky ligjvenës amerikan me ne dhe me gomarlleqet tona shqiptare, me konflikte politike midis partive dhe udhëheqësve të këtyre partive shqiptare, me korrupsionin, me…
Lexo më shumëMartin VULAJ: Diaspora dhe diplomacia e ndërmjetme
Më poshtë është një artikull që kam shkruar në vitin 2013 rreth diasporës. Diaspora në SHBA duhet të angazhohet tërësisht në procesin politik të tanishëm, por duhet të bëjnë ketë duke u angazhuar me administratën e SHBA-ve dhe duke përdor marrëdhëniet tona me miqtë tanë nga kongresi për të ndikuar te ata që procesi të siguron integritetin territorial të Kosovës si dhe të shpejtimi i hyrjes në NATO, OKB dhe, eventualisht, në BE. Ne duhet të jemi pjesë e procesit për të ndikuar procesin. Kjo duhet të bëhet nga brenda,…
Lexo më shumë“Parlamenti i Serbisë do të kumbojë shqip si asnjëherë më parë”
Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate. Partia e Vuçiqit ka marrë 180 mandate, SPS e Ivica Daçiqit 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiq 11 mandate, etj. Këtij lajmi i është gëzuar shumë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila nëpërmjet një postimi në…
Lexo më shumëPrizrenasja të martën merr postin e kryetares së Parlamentit të Luzernit në Zvicër
Këtë të martë, më 23 qershor, Ylfete Fanaj do të zgjidhte kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit. Ky hap vjen pasi që një vit më parë ajo qe zgjedhur nënkryetare e këtij parlamenti. Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin në fjalë, shkruan albinfo.ch Është politikanja e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale dhe pastaj edhe në një parlament kantonal, në Zvicër. Nga viti 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ndërsa në vitin 2007…
Lexo më shumëMali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë
Mali i zi mbyll kufirin me Shqipërinë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Njësia Operacionale e Krizës së Qeverisë së Malit të Zi ka vendosur sot të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të hyjnë në territorin e tij në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19. Nisur nga numri në rritje i shtetasve të infektuar aktiv në vendin tonë, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100.000 banorë),…
Lexo më shumë