Zgjedhjet në Mal të Zi mund të mbahen në fillim të shtatorit

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Mal të Zi mund të mbahen në fillim të muajit shtator, tregojnë për media burime pranë koalicionit qeverisës. Sipas tyre, në koalicion ekziston pajtueshmëri se kjo është koha më e mirë për mbajtjen e tyre, kurse shpresa të larta kanë edhe për ligjin e ri zgjedhor. Sipas tyre, pritet që Komisioni i Venecias të japë dritë jeshile për këtë ligj, çka do të ndikonte edhe tek opozita që të ulej për bisedime. Në lidhje me koalicionet eventuale akoma nuk ka diskutime serioze, por pritet që…

Lexo më shumë

Drejtoria e Policisë në Ulqin ka dorëzua padinë penale kundër Mitropolisë Malazeze – Bregdetare dhe Mitropolitit Amfillohije Radoviq

Drejtoria e Policisë – Njësia e Sigurisë në Ulqin, duke u konsultuar me Prokurorinë Themelore Shtetërore në Ulqin, dorëzoi padinë penale kundër Mitropolisë Malazeze – Bregdetare dhe Mitropolitit Amfillohije Radoviq. Siç thuhet, padia u dorëzua për shkak të kryerjes së veprës penale “ndërtimi i objektit pa lajmërim dhe pa dokumentacionin për ndërtim, sipas nenit 326 a të Kodit Penal të Malit të Zi, vepër e cila u krye gjatë fillimit të ndërtimit të konakut të manastirit në Darzë, afër Ulqinit.

Lexo më shumë

Lidhja Shqiptare e Prizrenit konstruktoj Shtetin Komb

Nga Azgan Haklaj I kallëzoj botës se shqiptarët janë trashëgimtarë të një rracë fisnike, bartës të një gjuhe e kulture që ka lindur në agimin e qytetërimit botërorë Brumosi shqiptarët me ndjenjën e nacionalizmit, zgjoj vetëdijen kombëtare, dashurinë për Atdheun e sakrificën sublime për të “Sikur tri jetë t’i kisha, të tria do t’i shkrija për lirinë e Atdheut.”Jetoni dhe vdisni për Shqipëri”.  Sylejman Vokshi  Me dt 10-të qershor të vitit 1878-të  dhjetëra delegatë  nga të gjitha  viset shqiptare u mblodhën në Prizren,në Kuvendin e Prizrenit.Burrat e shquar të Kombit…

Lexo më shumë

Në Zogaj të Ulqinit shëmbet objekti ilegal i Kishës serbe

Një objekt  i ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Malin e Brisë, fshati Zogaj në Komunën e Ulqinit u rrënua sot në mëngjes, ku gjatë shembjes ishin të pranishëm edhe forcat e policisë. Siç shkruahet në faqen e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm të Malit të Zi, objekti është ndërtuar në kundërshtim me ligjin, transmeton Ulqini Online. Po Kisha serbe në vitin 2005 me ndihmën e helikopteri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi kishte vendosur një kishë metalike në majen e Rumisë pa miratimin e Ministrisë së Planifikimit…

Lexo më shumë

Shoqata “Kraja” në New York shpërndan ndihma financiare për studentët nga Kraja

Shoqata “Kraja” në mbledhjen e saj të datës: 6.06.2020, për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19, mori vendimin që këtë vit akademik (2019/2020) për studentet/tat që kanë konkurua në bazë të konkursit të shpallur nga Shoqata “”Kraja”, gjithë ashtu duke u bazuar në buxhetin financiar të saj, u mor vendimi që këtë vit të ndahet një shumë financiare sado modeste të jetë që është një mundësi dhe motiv shtesë që studentët të vazhdojnë me sukses dhënien e provimeve, në sferat-drejtimet të cilat ata studiojnë, mbase nuk mund ta…

Lexo më shumë