Shqipëria hap Konsullatë në Strugë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka thënë se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, të Maqedonisë së  Veriut. Lajmin ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike,…

Lexo më shumë

Marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë shembull

Përfaqësuesit e Këshillit parlamentar për marrëdhënie me jashtë të Shqipërisë, qëndruan dje për vizitë në Mal të Zi ku u takuan me homologët e tyre , si dhe zyrtarët më të lartë të Kuvendit. Në takimin në mes kryeparlamentarit Brajoviq dhe kryetares së këshillit, Mimi Kodhelli, u fol për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë në mes dy vendeve dhe potencuan rëndësinë që ato kanë për stabilitetin e rajonit. Kodheli shprehu falënderimet për solidaritetin e treguar nga Mali i Zi në periudhën e tërmetit si dhe kujdesin që ky vend tregon…

Lexo më shumë

Ministria e arsimit e Malit të Zi:Shkollat të mos organizojnë udhëtime në Itali

Ministria e arsimit t Malit të Zi u ka dërguar komunikatë të gjithë institucioneve arsimore në vend që të mos organizojnë udhëtime në Itali deri sa të normalizohet gjendja me situatln e krijuar epidemike. Në lidhje me këtë ministria në koordinim me institucionet shëndetësore do të përcjellë situatën në mënyrë të  vazhdueshme  dhe do të qëndrojë në komunikim me shkollat, thonë nga ky institucion.

Lexo më shumë

Fermerët nga Istogu i qetësojnë bagëtitë me muzikë (RTK video)

Fermerët nga fshati Vrell e Istogut kanë zgjedhur që kafshëve në fermë t’u lëshojnë muzikë. Krejt kjo sipas tyre pasi që muzika i qetëson bagëtitë. Fermeri, Sylë Vuthaj thotë se këshillën e tij për t’i lëshuar muzikë bagëtive e ka marrë nga axha i tij që ka punuar si fermer në Zvicër. “Ka shkuar ai mixha 16-17 sezone ka punuar në Zvicër edhe atje e ka parë qysh mbahen bagëtitë. Me muzikë në shtalla, e kanë të rregullt dhe më ka preferuar edhe mua që t’i lëshoj edhe unë muzikë……

Lexo më shumë

Vjen reagimi i Vlora Çitakut rreth (mos) njohjes nga Xhamajka

Lidhur me çështjen e (mos) njohjes nga Xhamajka, erdhi edhe reagimi i ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Deri sot, Çitaku nuk është deklaruar rreth kësaj teme, ndonëse u akuzua se s’dha informacion të vërtetë. Megjithatë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pretendoi se lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës e kishte marrë nga Çitaku. Por, KOHA ka parë komunikimet e brendshme të njoftimeve rreth njohjes së Kosovës nga Xhamajka. Në to, ambasadorja e Kosovës në SHBA iu kishte sugjeruar autoriteteve në Prishtinë që të mos publikojnë këtë informacion…

Lexo më shumë