Nimanbegu për Valdanosin: Qeveria nuk i është përmbajtur marrëveshjes. Do të inicojmë ndryshimin e ligjit

Deputeti i vetëm i subjekteve shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, tha për TV Teuta se procedura  e kthimit të ullishtës së Valdanosit ndodhet në Kadastrën e shtetit, por megjithë zotimin e marrë nga ana e Qeverisë aktuale, gjërat nuk janë duke shkuar sipas marrëveshjes. Ai njoftoi se me partnerët e koalicionit po shqyrtohet mundësia e propozimit të një ligji të ri i cili do të mundësonte kthimin e kësaj ullishte pronarëve të mëparshëm.

Lexo më shumë

Vdes në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha

Vdes në moshën 99 vjeçare gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha. Ajo i kishte vënë detyrë vetes të mbronte Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij deri në fund të jetës. Ajo lindi në Manastir më 8 shkurt 1921. Nexhmije Hoxha u martua me Enver Hoxhën në janar të vitit 1945. Ata sollën në jetë tre fëmijë. Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Laprakë. Sipas familjarëve, varrimi i gruas së dikatorit Enver Hoxha do të bëhet nesër në orën 12 në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Lexo më shumë

Kapet një ton kokainë, arrestohet shtetasi i Malit të Zi

Një ton kokainë u kap në anijen Ares të Venezuelës dhe u arrestua shtetasi i Malit të Zi, njofton  Drejtoria e Policisë malazeze. “Në një hetim dhe vëzhgim ndërkombëtar disa mujor  i iniciuar nga policia malazeze, së bashku me homologët e tyre nga Britania e Madhe, Serbia, Hollanda dhe shërbimet partnere të vendeve të tjera, beri te mundur sekuestrimin e nje ton kokainë në ujërat e Venezuelës”, tha Drejtoria e Policisë Malazeze në një llogari  e saj në Twitter.

Lexo më shumë

“PROMOVIMI DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI”, Punëtoria II

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi organizon trajnimin “PROMOVIMI DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI”. Trajnimi për ngritjen e kapaciteteve, në sferën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, i përberë nga disa tema trajnimi dhe punëtori informative, ka për qëllim thellimin e mëtejm të njohurive, aftësive dhe shkathtësive  të shqiptarëve në Mal të Zi, me synim të rritjes së ndikimit dhe efekasitetit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, bazuar…

Lexo më shumë

NËNKRYETARI I KOMUNËS SĒ PLAVËS DHE FUNKCIONAR I PSD-së ÇDO TË ENJTE E TË DIELË SHKON NË CEREMONI FETARE

Plavë-Nëkryetari i komunës së Plavës dhe nënkryetari i Këshillit Komunal të SD-it (Partia Social Demoktrate e cila udheheq në Plavë) në këtë qytet dr.Bazho Stijoviq çdo të enjtë e të dielë merr pjesë në ceremoni kishtare . Këtë gjë e dëshmon edhe fotoja në të cilën shihet se si Stijoviqme bashkëqztetarët shkon në këmbë drejt Beranës për të marre pjesë në ceremoni kishtare. Të përkujtojmë që PSD nē Kuvend e kishte mbështetur miratimin  e Ligjit mbi Liritë Fetare  Nëpër qytete anembanë Malit të Zi të enjtave dhe të dielave organizohen rite…

Lexo më shumë