Mos e shtyni Kosovën të bëhet një Bosnje tjetër

Nuk duhet një shtet i dytë jofunksional në Ballkan – Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë në parim, por nuk duhet ta ndëshkojnë Kosovën, është një aleate besnike, ndërsa favorizojnë të Serbisë që është rreshtuar hapur me Kinën dhe Iranin. Nga Harry Bajraktari Njoftimi se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik është lajm i keq për Kosovën.Populli i Kosovës sigurisht nuk e meriton këtë. Ai është populli më pro-amerikan në botë dhe përkushtimi i tij për paqe, stabilitet dhe demokraci është i padiskutueshëm.Populli e…

Lexo më shumë

Isa Qosja sjell në Plavë filmin e shpërblyer në Evropë, xhiruar në Vuthaj

Sonte në Plavë, përpara një numri të madh qytetarësh nga Plava dhe Gucia, me mbështetjen dhe organizimin e Organizatës Turistike të Plavës, u shfaq premiera e filmit “Stork” – Lejleku, me regji të Isa Qosjes. Filmi është xhiruar i tëri në fshatin Vuthaj dhe, përveç aktorëve profesionistë, në të morën pjesë edhe shumë bashkëvendës nga Vuthajt. Ai po shfaqet premierë në shumë festivale nëpër Evropë, ku ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta për temën dhe për mënyrën e ndjeshme me të cilën regjisori ka paraqitur një realitet të hidhur…

Lexo më shumë

Mali i Zi pret Kosovën – rruga e harruar e Çakorrit

Edhe pse u ndërtua njëqind vjet më parë dhe ishte një nga pjesët më të frekuentuara deri në fund të shekullit të kaluar, rruga nga Morina, nëpërmjet Çakorrit për në Pejë, ka qenë e mbyllur për 26 vjet. Banorët dhe autoritetet lokale të disa komunave në Mal të Zi, po i kërkojnë vazhdimisht shtetit të respektojë marrëveshjen e vitit 2015 dhe të hapë pikën kufitare Kotlov-Kuqishtë midis Malit të Zi dhe Kosovës. Ata deklarojnë se të gjithë banorët do të largohen nga ky vend, sepse nuk ka kushte për funksionim…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshën 72- vjeçare aktivisti i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, Ded Kol Miri (Dedvukaj)

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta, në moshën 82-vjeçare, e Ded Kol Mirit (Dedvukaj) – aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan, burrë fisnik dhe patriot i devotshëm i Malësisë së Madhe dhe mbarë shqiptarisë. Ded Kol Miri ishte i njohur si një ndër zërat dhe organizatorët më të palodhur të komunitetit, i cili për dekada të tëra dha kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës shqipe, si dhe në mbështetjen e kauzës kombëtare. Angazhimi i tij në aktivitetet kulturore, historike dhe kombëtare, sidomos në New…

Lexo më shumë

PËRKUJTIM PËR BASHKËVENDASIN TONË MON ALI GJONBALAJ

Sot, më 11 shtator 2025, shënohet 24-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA – një ditë që nisi e zakonshme, por u shndërrua në një tragjedi të paparashikuar për kombin amerikan dhe për mbarë botën. Atë mëngjes të 11 shtatorit 2001, bashkëvendësi ynë Mon Alis Gjonbalaj, i lindur në Vuthaj dhe me banim në New York, e nisi ditën me ëndrrat dhe shpresat e një jete më të mirë në Amerikën e mundësive. Por ashtu si për mijëra të pafajshëm të tjerë, ëndrrat e tij u shuan nga aktet terroriste, duke…

Lexo më shumë