James Rubin në Hagë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Hagës, James Rubin, ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane, dha një dëshmi të rëndësishme në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pastër dhe një përgjigje legjitime ndaj dhunës dhe represionit të ushtruar nga regjimi kriminal i Millosheviqit ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Dëshmia e Rubin-it u vlerësua si një konfirmim i fuqishëm i së vërtetës historike dhe i mbështetjes së vazhdueshme amerikane për sakrificën, qëndresën dhe të drejtën e popullit të Kosovës për…

Lexo më shumë

Tuzi – Komuna e Vogël që Shkruan me Zemër të Madhe Historinë e Kulturës Shqiptare

Nga Musa Kurtulaj  Panairi i 6-të mbarëkombëtar i librit, i zhvilluar kohët e fundit në Komunën e Tuzit të Malësisë së Madhe, përtej kufijve shtetërorë të Shqipërisë, në Mal të Zi, ishte tashmë një ngjarje e konsoliduar kulturore që mblodhi shtëpi botuese dhe autorë nga e gjithë hapësira shqiptare. Me pjesëmarrjen e 38 shtëpive botuese – nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e deri në Çamëri – ky panair dëshmoi jo vetëm rëndësinë e librit në jetën kombëtare, por edhe rolin thelbësor që komunitetet shqiptare jashtë kufijve…

Lexo më shumë

Gjendja aktuale në shkollën fillore shqipe të Plavës: sfida, përkushtim dhe thirrje për vetëdijesim

Shkolla fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë vazhdon të jetë vatër e dijes dhe ruajtjes së gjuhës shqipe, pavarësisht sfidave të shumta, veçanërisht në aspektin e numrit të nxënësve. Për vitin shkollor 2025/26, gjendja sipas klasave është si vijon: • Klasa I: 5 nxënës • Klasa II: 7 nxënës • Klasa III: 3 nxënës • Klasa IV: 10 nxënës • Klasa V: 7 nxënës • Klasa VI: 8 nxënës • Klasa VII: 11 nxënës • Klasa VIII: 7 nxënës • Klasa IX: 8 nxënës Këto shifra modeste janë dëshmi e përpjekjes…

Lexo më shumë

Nxënësit shqiptarë të Vuthajve e Kukajve të braktisur rrugës për në shkoll – prindërit paguajnë, shteti hesht

Edhe këtë vit shkollor vazhdon e njëjta problematikë lidhur me transportin e nxënësve, kryesisht shqiptarë, nga fshatrat Vuthaj e Kukaj, të cilët ndjekin mësimin jashtë komunës së tyre – në shkollën e mesme të Plavës. Edhe pse shkolla e mesme nuk hyn në kategorinë e arsimit të për, udhëtimi i këtyre nxënësve prej vitesh është një barrë e rëndë financiare për prindërit. Aktualisht pagesa për një nxënës arrin deri në 65 euro në muaj. Në disa raste, familjet kanë 2 ose 3 fëmijë në shkollë, gjë që e rrit ndjeshëm…

Lexo më shumë

KOMUNIKATË PËR MEDIA: Dialogu strategjik nuk është mirë që është pezulluar , por aleanca Kosovë–SHBA mbetet e pathyeshme

Pezullimi i përkohshëm i dialogut strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk përfaqëson prishje të raporteve të veçanta dhe as dobësim të aleancës së qëndrueshme 🇺🇸🇽🇰. Ky është një zhvillim që mund të ndodhë -por nuk duhej,në marrëdhëniet e çdo partneriteti afatgjatë dhe nuk cenon themelet e bashkëpunimit strategjik 🇺🇸🇽🇰. Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të fuqishme dhe të pathyeshme. SHBA-të janë mbështetësi më i madh i sovranitetit, stabilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, ndërsa populli i Kosovës është një…

Lexo më shumë